Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,454 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti: “Arbitri ka pare me shume se sa kishte. Thohir? Me ka derguar nje sms.”

Moratti: “Arbitri ka pare me shume se sa kishte. Thohir? Me ka derguar nje sms.”
Xhorxh Gellci

Si cdo te hene, Massimo Moratti ben diskutimin e shkurter me gazetaret qe e presin poshte zyrave te tij. Ja cfare ka thene presidenti sot ne mengjes:

President, dje ka qene nje goditje?
“Pa dyshim. Kemi paguar mos-vemendjen e minutave te para, por pastaj djemte kane luajtur me karakter, mire, dhe ndeshja mund te ngelej ne mendje si nje paraqitje e madhe, por ne fund rezultati na denon pak. Mund te ndodhe.”

Nje koment mbi arbitrimin, duke pare qe Mazzarri nuk ka folur ne shenje proteste?
“Le te themi qe nuk ka qene nje drejtim ndeshjeje favorizues, por jemi te mesuar. Ndonje demtim mund te na i kete bere. Ndoshta jo percaktues. Une mbi penalltine kam dyshime te medhaja, edhe te kete qene faull, por i takon arbitrit dhe kush e ka keshilluar – duke pare qe jane shume – te vendose. Te ndryshohet rregulli mbi kartonin e kuq? Flitet shume, por pastaj eshte e drejte qe te vendose arbitri, ne te kundert vendosim nje kompjuter. Ne baze te asaj qe ndodh, e drejte te vendose ai: por dje, ka pare dicka me shume se sa kishte ndodhur realisht.”

Mazzarri i merzitur per nje fillim pak te ngadalte: te eshte dukur dhe ty keshtu?
“Sigurisht, fillimi nuk ka qene pozitiv. Por pastaj e kemi marre veten. Por duhet qe mos ndodhe shpesh, sepse ne te kundert duhet te luash gjithe ndeshjen per te rekuperuar.

Tekniku nuk ka folur ne fund: si e gjykon sjelljen e Mazzarrit?
“Nuk isha aty, nuk mund te gjykoj humorin e tij dhe arsyet pse Mazzarri nuk ka folur.”

Palacio gjithmone i shkelqyer: cfare mund te shtosh?
“Keni plotesisht te drejte. Palacio po shprehet mire, me shume pune dhe me shume klas. Lidership, siguri… dhe pastaj shenon shume!”

Thohir e ka pare ndeshjen?
“Sigurisht. Me ka derguar mesazhe te shumte per te pershkruar gjendjen e tij shpirterore. Ka ngelur shume keq per ate qe ka ndodhur ne fund. Por ka durimin e duhur per te kuptuar. Edhe une kam durim? Beh, une e kam krijuar gjate viteve…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.