Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,171 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Thohir: “Kemi vendosur se Interi duhet te kete nje stadium te ri. Zanetti, Nainggolan, Messi dhe merkatoja…

Thohir: “Kemi vendosur se Interi duhet te kete nje stadium te ri. Zanetti, Nainggolan, Messi dhe merkatoja…
Xhorxh Gellci

Dite shume te zena per Erick Thohir. Presidenti i ri i Interit ka bere nje interviste te gjate ne vendin e tij ku flet per gjithcka, fjalet e te ciles inter.al ua sjell ne shqip:

INTERI NE INDONEZI – Cdo vit do te bejme nje turne. Do te shohim nese do te jete ne Azi apo ne Shtetet e Bashkuara. Vitin e shkuar Interi ishte ne Amerike, ndoshta kete vit do te jete ne Azi. Por situata politike indoneziane eshte e komplikuar, prandaj eshte e veshtire. Ndoshta do te jete ne Azi, por jo ne Indonezi.

SI U BE PRESIDENT – Vendimi fillestar ishte t’ja lija presidencen Massimo Morattit, une do te isha administrator i deleguar. Por ne momentin e fundit, Moratti me ka thene: “Nuk dua qe presidenti dhe administratori i deleguar te kene mosperputhje mendimesh, eshte me mire te jesh edhe president.”

SI NDJEHET SI PRESIDENT I INTERIT – “Eshte dicka e vecante sepse jam i pari president i huaj. Dhe quhet Erick Thohir dhe eshte indonezian. Prandaj nuk mbaj vetem emrin tim, por edhe ate te Indonezise. Por nuk ka presion, nuk kam frike. Kam nje karikim qe me ben te punoj fort per te treguar qe populli indonezian vlen.”

STADIUMI – Persa i perket stadiumit, duhet te them se po mundohemi te gjejme zgjidhjen me te mire. Eshte me mire te qendrojme ne San Siro apo te ndertojme nje stadium te ri? Per kete, mund te them se tani duam me siguri te ndertojme nje stadium te ri per Interin.

MERKATO DHE NAINGGOLAN – Ketu qendron diferenca mes epokes Moratti dhe tani. Vendimi jone do te merret kolektivisht. Te gjithe thone qe dua Nainggolan. Eshte e vertete, por vetem nese nuk ka marreveshje me meje, drejtuesve dhe trajnerit. Se perndryshe, nese blerja shkon keq, kush i merr pergjegjesite? Ne merkaton e janarit do shohim cfare do bejme. Ka patur nje deklarate nga Ausilio ne kete aspekt. Do takohemi dhe do vleresojme se bashku.”

MESSI – Ate dite me kane pyetur: jeni i interesuar per Messin? U kam thene qe do flas me drejtuesit. Por kjo vlen per te gjitha pyetjet mbi lojtaret. Me pyesin nese jam i interesuar per Nainggolan. Pergjigjia eshte e njejte, ne cdo moment vendosim se bashku. Ne kete moment eshte i rendesishem shendeti financiar i Interit, ne kete biem dakord edhe me familjen Moratti.

KU DO TE JETOJE – Zanetti shpreson qe une te transferohem? Jo, une do te jetoj ne Indonezi. Impenjimet kryesore si president jane kater ne vit. Por kjo nuk do te thote qe une nuk garantoj impenjim, perkundrazi. Fakti qe nuk jam ne Milano cdo jave nuk do te thote se nuk do i shoh ndeshjet ose qe nuk flas me drejtuesit. Ka video-konferenca, ka Skype…”

ZANETTI – Ka nje foto timen me Zanettin, eshte lojtari i pare qe kam takuar. Besoj qe eshte nje shembull per te rinjte jo vetem jashte por edhe ketu ne Indonezi. 40 vjec por ka akoma nje disipline te madhe, stervitet ne menyre fantastike. Ushqehet mire, aspak alkol, diskoteke ose gjera te tjera. Eshte aq i disiplinuar sa eshte 40 vjec, por duket si 30.”

POLITIKA – Ka nga ata qe thone qe do te marr pjese ne zgjedhjet e 2014 ose 2018 ketu ne Indonezi: nuk eshte e vertete. Nuk me intereson politika, nuk do bej si Berlusconi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags