Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

757 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Palacio i vetmuar ne sulm, Interi gjithashtu. Merkato tashme varet nga Milito dhe Icardi.

Palacio i vetmuar ne sulm, Interi gjithashtu. Merkato tashme varet nga Milito dhe Icardi.
Ardis
  • On 26/11/2013, 12:26

Situate paradoksale, ajo qe eshte krijuar tek Interi relativisht tek faza sulmuese. Ashtu sic e analizon Gazzetta dello Sport sot, formacioni zikalter ka sulmin me te mire ne kampionat dhe eshte skuadra – sebashku me Romen – kane shenuar pjesa me e madhe e lojtareve. Pa golat e Trenza-s, ne fakt, vetem dy here formacioni i Walter Mazzarrit ka arritur te fitoje, kunder Fiorentines dhe Livornos. “Situata e fazes sulmuese pavaresisht te tjerave eshte nje problem qe e ndjek Interin qe ne sezonin e kaluar. I vetmi qe ka luajtur me vazhdimesi edhe atehere ka qene Don Rodrigo, i cili pa goditjet nga 11-metershi arriti ne 22 gola (rekord personal), 12 ne kampionat, 8 ne Europa league dhe 2 Coppa Italia. Mbas demtimit te Militos (14 shkurtin e kaluar), Palacio ishte i detyruar te luante si sulmues e pare. Nje rol qe nuk e do, duke pare qe i pelqen te qarkulloje ne te gjithe zonen e sulmit”.

Interi mendonte se do te zgjidhte problemin me blerjen e Mauro Icardit, pasardhes i dizenjuar i Militos ne teori. “Ne fakt ish-lojtari i Sampdorias midis problemeve fizike nuk ka pasur me shume se 30 minuta autonomi, deri ne momentin e operacionit qe do e mbaje jashte deri ne mesin e dhjetorit. Milito u kthye per me teper emri i tij u fut edhe ne listen e golashenuesve ne kampionat me nje dopiete kunder Sassuolos me pas erdhi edhe terheqja muskulare. Dhe nga rekuperimi i te dyve do te varen edhe drejtimi i klubit ne merkaton e janarit”.

Po Belfodil? Per momentin qendron i vetmi sulmues pervec Palacios ne dispozicionin e Walter Mazzarrit, qe ne Bologna e ka aktivizuar vetem 4 minuta nga fundi, pa i dhene nje mundesi qe te ndikoje ne ndeshje. E pamundur te presesh nje Inter me dy sulmues, te pakten nese merkato nuk sjell ndonje perforcim. Nderkohe do te vazhdohet me rrugen e ndjekur, trekuartistin e adaptuar.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.