Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

319 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Tjeter demtim ne shtepine Inter, Miranda dje nuk ishte as ne pankine: ja problemi qe ka ai!

Tjeter demtim ne shtepine Inter, Miranda dje nuk ishte as ne pankine: ja problemi qe ka ai!
Inter Club Staff

Interi dje arriti te merte nje fitore te cmuar ndaj Fiorentines ne San Siro me rezultatin 2-1.

Por tashme fitoja eshte pas kraheve dhe zikalterit po mendojne menjehere per ndeshjen e fundjaves me Cagliarin edhe pse zikalterit nje sy e kane nga infermieria.

Tashme nuk eshte vetem Sime Vrslajko ai qe shqeteson stafin mjekesor zikalter (ka disa jave jashte fushave per problemin ne gju te pesuar me kombetaren) por infermierise i eshte shtuar edhe Joao Miranda.

Braziliani dje ndaj Fiorentines nuk ishte as ne pankine dhe ka ikur me heret se shoket nga grumbullimi me skuadren.

Interi komunikonte dje perpara ndeshjes nepermjet Twitter keshtu:

“Miranda nuk do te jete ne dispozicion te Spallettit sot per Inter-Fiorentina per shkak te nje pezmatimi ne kaviljen e majte. Braziliani eshte larguar nga grumbullimi i skuadres pak perpara nisjes drejt San Siros dhe gjendja e tij do te monitorohet dite pas dite.”

Keshtu shkruante klubi zikalter ne Twitter por gjendja e brazilianit shqeteson ne kete moment duke pare takimet qe Interi duhet te luaje brenda pak diteve: ne fillim Cagliari ne fundjave dhe me pas PSV ne transferten e Hollandes.

Brenda dites se sotme ose maksimumi ne mengjesin e te nesermes priten te reja te tjera rreth gjendjes se tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.