
Tuttosport – Palacio alarmon: kavilja e tij eshte KO dhe Inter…
Kavilja e majte e Rodrigo Palacio e ka bere Interin te brengoset. Kete raporton Tuttosport sot ne editorialin e saj qe leshon nje alarm te vertete.
“Palacio mund te rikuperohet edhe per sfiden e te dieles kunder Torinos, por atehere do duhej t’i pergjigjej gumbullimit te kombetares se udhehequr nga Tata Martino ne miqesoren e 3 shtatorit ne Dusseldorf kunder Gjermanise. Kjo nuk do te ishte mire per kaviljen e tij. Ne te kundert, Palacio mund te kthehet ne dispozicion per debutimin ne shtepi kunder Sassuolos ne shtepi (javen e dyte te kampionatit) dhe te mbetet keshtu ne Pinetina per tu stervitur qe te kthehet e te marr Interin mbi supet e tij, sic ka ndodhur per dy vjet”, shpjegon e perditshmja torineze.
Problemet me kaviljen e Rodrigos fillojne ne 5 qershor ne miqesoren para Boterorit kunder Trinidad&Tobago. “Palacio e ka bartur dhimbjen per gjithe kompeticionin ne brazil pasi mungoi kunder Bosnjes, pastaj ishte ne fushe kunder Iranit, edhe pse vetem per 15 minuta. Me vone, ne te teten e finales ai kishte luajtur fal rrjedhjeve te shumta qe i ishte nenshtruar. Keshtu kur eshte kthyer ne Appiano Gentile me 5 gusht ai i eshte dorezuar dhimbjeve.
Kjo e ka cuar Mazzarrin qe te mos e perfshij ate ne listen e Europa League dhe tani ka shqetesim vetem per javen e pare te kampionatit kunder Torinos. Per ti dhene atij kohe qe te rikuperohet Interi ishte vene ne merkato per nje sulmues te madh. Sigurisht, nuk do te jete e lehte te zevendesohet nje lojtar me 17 gola ne sezon qe i ka dhene Interit 25 pike nga 60 gjithsejt ne vitin e kaluar me ane te golave te tij.”