Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 12, 2022

Scroll to top

Top

936 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VLERESIMI PERFUNDIMTAR – Skriniar i jashtëzakonshëm, Brozovic për Nobel. Icardi dhe Spalletti…

VLERESIMI PERFUNDIMTAR – Skriniar i jashtëzakonshëm, Brozovic për Nobel. Icardi dhe Spalletti…
Inter Club Staff

Kjo eshte nje speciale me notat perfundimtare te gjithe lojtareve te Interit ne sezonin qe sapo lame pas ne Serie A!  

Eshte oha e vendimeve përfundimtare: 1 javë pas përfundimit të kampionatit të Serie A që e pa Interin të sigurojë kualifikimin në Champions pas gjashtë vitesh mungesë, FcInterNews.it publikon vlerësimet për lojtarët zikaltër.

Nga surprizat e këndshme, te disa konfirmime dhe disa zhgënjime, kështu e pamë Interin 2017-2018:

SAMIR HANDANOVIC 7 -17 clean sheet –ndeshje pa pësuar gol mjaftojnë për të justifikuar rezultatin e lartë, mes disa gabimeve apo tendencave të tepërta për sindromën e Stendhal(marje mendsh) kur kundërshtari shënjestron portën. Por ka edhe momente të plotfuqishmërisë, si transferta në Crotone, Napoli, në Stadium dhe Firence. Ai gjithashtu duhet të falënderojë mbrojtjen e ekipit për të mos kaluar ne punë të zakonshëm dhe për arritjen më në fund të bekuarës dhe të dëshiruarës Champions.

DANIELE PADELLI 6 – Sezon kalues nderi pasi qëndroi në stol pas një Handanovic i cili nuk humbi asnjë minutë. E vetmja natë e lavdisë në Kupën e Italisë kundër Pordenone, kur shmangu, si në 120′ lojë dhe gjatë penalltive, që Interi të mbushte historinë me gafa.

MILAN SKRINIAR 9 – Çfarë të themi, ishte simboli i këtij Interi të ri. Erdhi pasiguri dhe shoqëruar me skepticizëm, ai shfaqi personalitetin e tij të jashtzakonshëm dhe mori ekipin për dore, duke treguar rrugën. I pakalueshëm, udhëheqës, megjithëse 23 vjeç dukej si veteran në mbrojtje, duke blinduar mbrojtjen dhe duke qeshur me sulmuesit që u përpoqën ta sulmonin. Falas , ai gjithashtu shënoi 4 gola të rëndësishëm dhe nuk humbi as edhe një minutë të këtij kampionati. Record Guinness. Një Milan që ka qenë i suksesshëm, do të thonim.

JOAO MIRANDA 7.5 – Pavarësisht moshës dhe parakalimi i Skriniar në korsinë e udhëheqjes, braziliani ka nxjerrë një rol dytësor por po aq themelor. Në qoftë se sllovaku në fushë ulërinte, ai e kryente detyrën e tij me kujdes, idenë e pozicionimit dhe vëmendjes. Ka disa gabime në ndërgjegje, por finalja e kampionatit ishte një masterclass në prapavijë. Rinovimi sa më shpejt që të jetë e mundur, në Champions përvoja e tij do të jetë jetike.

ANDREA RANOCCHIA 7 – Vetëm 11 ndeshje, dhe jo të plota, por me kokën dhe grupin ka qenë gjithmonë titullar. Si asnjëherë më parë, roli i tij si veteran i Zikaltërve ska qenë kaq i rëndësishëm sa këtë vit. Ai priti momentin e tij dhe u përgjigj:këtu, me ndeshje më shumë se të kënaqshme dhe 2 gola, nga të cilat ajo në Udines ishte thelbësore. Pikë referimi e Luciano Spalletti në dhomat e zhveshjeve dhe mishërimi i përsosur i dëshirës interiste për të arritur këtë qëllim të dëshiruar.

LISANDRO LOPEZ: pa notë – Pa I rënë gjatë , qendër mbrojtësi argjentinas erdhi në janar vetëm për të mbyllur një gropë. Në fushë vetëm 44 minuta kundër Bolonjës, ai ishte sigurisht më i dobishëm me grupin sesa në fushën e lojës. I urojmë fat në të ardhmen

JOAO CANCELO 7 – Ai u detyrua të priste, për shkak të një dëmtimi të pësuar me ekipin kombëtar në shtator, që e detyroi atë të ndiqte ndeshjet nga stoli. Por që kur ai filloi të vrapojë, ai nuk ka ndalur, duke e detyruar Spalletin të spostojë Danilo D’Ambrosio në të majtë për të hapur një vend për portugezin. I rritur në mbrojtje me kalimin e kohës, shpejt u bë një armë e rëndësishme taktike. Një gol(në Cagliari) dhe 4 asiste ndoshta nuk e qartësojnë plotësisht kontributin e tij për kauzën. Këmbë delikate dhe personalitet për të shitur. 35 milionë për blerjen e tij sot nuk duken shumë, sa keq që sjanë…

DANILO D’AMBROSIO 7 – Fillim sezoni të dinjitoz në korsinë e djathtë, ku me Antonio Candrevan ka formuar një bosht të fantastik. Ai ishte i pari që pretendonte se nuk është fenomen, por ishte gjithashtu i pari që jep 100% dhe tejkalon veten. Kaluar në krahun e majtë pas dëmtimit ai eshte më pak i qetë por sakrifikon pëe kauzën. Për kauzën ishte jetik goli i momentit 1-1 në Olimpico, sepse krijoi një mangësi psikologjike në kokën e Lazios.

DALBERT HENRIQUE 5 – Meritonte një mosvlerësim sinqerisht, është parë shumë pak në fushë. Ndoshta, duke mos e konsideruar gati, Spalletti preferoi të shmangte problem me publikun. Përndryshe vetëm 13 ndeshje për një nga investimet më të mëdha verore të Interit në merkato nuk mund të shpjegohen. Nga frika për të mos gabuar duket sikur ka luajtur me frena dore ngritu. Shumë pak për atë që shihej si shigjeta e majtë i aftë për të dominuar krahun.

DAVIDE SANTON 5 – Të vjen keq, sepse ai është i familjes. Por besimi i madh dhe ndoshta i ekzagjeruar nga trajneri nuk është shpërblyer në fushën e lojës. Në përgjithësi, detyrën e ka kryer, por hutimet kundër Udineses, Romës dhe Juventus i kanë kushtuar shumë pikë ekipit.

YUTO NAGATOMO 6 – Ai luajti vetëm gjysmën e sezonit, duke u përgjigjur si zakonisht me përkushtim. Kulmi, falenderimi kundër Sampdorias, një shenjë e ndarjes me rrugën e zikaltër. Në janar, për të mos qëndruar shumë gjatë në stol disa muaj përpara Kupës së Botës, në vetëm 4 muaj ne turqi ai arriti të pasurojë CV me një titull dhe të bëjë tifozët e Galatasaray të bien në dashuri me të.

JOAO MARIO 4,5 – Më shumë se performanca në fushën e lojës, sigurisht jo në nivel të lartë, dhe konflikti i përjetshëm me vendosjet taktike, ka peshuar në notën e tij mungesa e dëshirës për te luajtur, tipik për ata që mezi presin të ikin. Megjithatë, të paktën në fillim, Spalletti i dha atij besim, duke i dhënë edhe disa shanse. Të gjitha, të çuara dëm. Tifozët do ta kujtojnë atë sidomos për gabimin me portë bosh në derbin e Kupës sëItalisë ndaj Milanit, që kushtoi një eliminim të hidhur.

ROBERTO GAGLIARDINI 6,5 – Fillim paksa letargjik, në vështirësi midis fushës dhe stolit, derisa Spalletti zgjodhi Borja Valeron trekuartist, dhe digën e mesfushës me të dhe Vecino. Eksperiment që ka dhënë shumë pikë, por më vonë shfaq limitet. Momenti më i keq ndoshta kundër Romës, kur u propozua në regji dhe nuk bëri asgjë. Pika e kthesës kundër Napolit në Meazza, së bashku me Brozovic: një dyshe në evolucion të plotë e thyer vetëm nga një lëndim në gju ndaj Cagliarit.

MATIAS VECINO 7 – Hero rastësisht, pikërisht në fund të një sezoni që e pa atë të nisi mirë, por pastaj ngadalë të largohet nga skena, për shkak të një dëmtimi që e ka ngacmuar dhe një mospërputhshmërie teknike me nevojat e Interit, sidomos pas ardhjes së Rafinhas. Jo një sezon i jashtëzakonshëm, por dy gola kundër Romës (sidomos i dyti) dhe një në 9′ nga fundi në Olimpico kundër Lazios kanë zgjedhur atë simbol të arritjes zikaltër. Vlerësim i duhur për ata që kurrë nuk janë kursyer në fushën e lojës dhe e ka shpëerblyer investimin e klubit për ta rrëmbyer atë nga Fiorentina.

BORJA VALERO 6 – Kërkojini atij çfarëdo gjëje dhe do ti bëjë me aftësitë e tij të zakonshme. Spalletti e donte fuqimisht që të transmetonte qetësinë shokëve të tij dhe spanjolli menjëherë hyri në mekanizmat zikaltër, duke luajtur herë si regjizor dhe herë si trekuartist për shkak të mungesës së alternativave. Eksperimenti ka funksionuar gjatë, pastaj rënia e pashmangshme fizike për një lojtar që në moshën 33 vjeç ka vrapuar më shumë se 25 vjeçarët, e ka ulur ngadalë në stol, në rolin e zëvendësuesit të 12-të të luksit. Dëmtimi i Gagliardinit dhe pasiguria e Veçinos e detyruan atë të lunate ekstra. Vitin e ardhshëm do të jetë deciziv për shkak të 3 kompeticioneve që presin Interin.

MARCELO BROZOVIC 7 – Do të ishte pak a shumë mesatarja mes 5.5 e fazës së parë të sezonit dhe 8 fazës së dytë. Pika e kthesës në Meazza kundër Napolit, kur fajtor (e pranoi vetë), Spalletti vonë ia besoi atij çelësat e mesfushës, duke ia besuar Rafinhas rolin e trekuartistit. Që nga ai moment, si në mediat sociale dhe në terren, Brozoviç mori skenën dhe tërhoqi shokët e tij, duke bërtitur nga #vogliamolachampions deri në arritjen e objektivit. Nëse e gjithë kjo ishte ekzekutimi i thjeshtë i një plani marketingu për të shitur bluza, t’i jepet atij Çmimin Nobel në Ekonomi.

RAFINHA ALCANTARA 7,5 – Mosbesimi e shoqëroi atë javët e para në Milano. Jo aq shumë për cilësitë që i njihen, por për mungesën e gjatë nga fushat e lojës. U desh shumë durim, shumë hapa të vegjël deri në gjendjen më të mirë fizike që e bëri atë një vlerë e shtuar e ekipit, sidomos në aspektin e emrës. Dy gola dhe tre asiste,por mbi të gjitha integrimi i plotë me botën e Zikaltër nga e cila nuk do të dëshiron të largohet. Ndjenja është se ai madje fitoi edhe besimin e Spallettit, i cili preferon një lloj tjetër trekuartisti.

YANN KARAMOH 6,5 – Nga një objekt misterioz, pothuajse folklorik në Qendrën e Stërvitore Suning, me grimca minutash në finalet e lojës, falë cilësive teknike dhe dëshirës së çmendur arriti të shkatërrojë mbrojtjet e kundërshtare të organizuaradhe mbyllura mire. Në fund, një total prej 16 ndeshje, një gol, jetik, kundër Bolonjës në momentin më të errët sezonal të zikaltërve. Kontributi i tij ishte i rëndësishëm kur Antonio Candreva pati një rënie. Ka ende vend për përmisim, e qartë, por fiziku dhe aftësitë teknike nuk mungojnë aspak.

ANTONIO CANDREVA 5 – Mbyllja e sezonit me zero gola për një sulmues krahu është më shumë se një zhgënjim, një dështim. Jo se nuk e ka provuar, sepse numrat thonë është lojtari që ka goditur portën më së shumti në Serinë A. Ai kishte filluar mirë, me asiste, vrap dhe ndeshje të nivelit të lartë në shërbim të ekipit. Pastaj rënie e dukshme: kokëfortë, jo në një mendje me Cancelon të cilit i zinte rrugën në përshpejtimet e tij. Spalletti ka lënë mënjanë për disa ndeshje, duke parë vështirësitë. Pastaj ai e thirri atë në betejë, duke shpresuar se përvoja dhe fryma e sakrificës do ta ndihmonin. Por nëse ai pothuajse gjithmonë është zëvendësuar në fund, një arsye do të ketë.

EDER 6 – Grimca loje për të, titullar vetëm kur Mauro Icardi u dëmtua për më keq në periudhën më të madhe të dobët të ekipit. Në total, 3 gola, por më i rëndësishëm ishte asisti i tij për Icardin në ndeshjen e fundit që solli penalltinë e 2-2 kundër Lazios. Jolly ofensiv, për Spallettin ishte i çmuar kur duhej të ngrinte lojën në sulm.

ANDREA PINAMONTI: pa note – vëtëm 13 minuta në fushë kundër Genoas dhe një pjesë loje në Kupë kundër Pordenones nuk janë mjaftueshëm për vlerësim. Sezoni tjetër kudo të luaj, mund të jetë ai i duhuri.

PERISIC 7 – Është e vërtetë që për gati tre muaj ai është ulur mendërisht në stol dhe nuk ka luajtur sipas aftësive të tij. Por edhe në ato periudha të dobëta trajneri kurrë nuk ka hequr dorë nga kontributi i tij, krahasuar me sulmuesin e krahut tjetër Candreva. Kjo ndodh për shkak se pavarësisht lojës në sulm, kroati kanë qenë gjithmonë deçiziv në fazën mbrojtëse me mbyllje dhe rikuperime fantastike prej atleti. Një as për çdo trajner. Pastaj, për të thënë të vërtetën, 11 gola dhe 11 asiste janë një ekuilibër i mirë i përgjithshëm për ata që luajnë në krah dhe jo sulmues qëndror. Lojtar me limite, por cilësitë janë të një niveli të lartë.

MAURO ICARDI 8,5 – Një spot thotë: ‘Ose e urren ose e do ‘. Një pretendim që ka shoqëruar gjithmonë argjentinasin, numrat e të cilit janë legjendë pa dyshim, por performanca e të cilëve shpesh është shoqëruar me një mister: nëse nuk shënon zhduket nga fusha. Këtë sezon ka ndodhur disa herë, por kurrë si në këtë sezon Maurito ka fituar të gjithë dhe ka spostuar shigjetën e urrejtje/dashuri në të djathtë. 29 gola (golashënuesi më i mirë i Serisë A me Ciro Immobile), duke përfshirë tripletën në derbi dhe pokerin e Genoas kundër Sampdorias, si dhe duke e renditur atë në dhjetëshen më të të mirë të sulmuesve zikaltër të të gjitha kohërave, kanë kontribuar jo pak për të arritur qëllimin:Champions. Se ai e dëshironte ndoshta më shumë se kushdo tjetër. Çmimi i merituar.

LUCIANO SPALLETTI 8,5 – Dikush do të shtrembërojë hundën, sepse edhe tekniku nga Certaldo ka bërë disa gabime këtë sezon. Dhe ai vetë e pranoi qetësisht. Sidoqoftë, merita e tij e madhe duhet të kërkohet jo vetëm në arritjen e objektivit, në atë ku dëshironim të ishim në fund. Mbi të gjitha në aftësinë për ta zhytur veten nga dita e parë në botën zikaltër, në bindjen e tifozëve të Interit në cilësisë e punës së tij dhe atë të lojtarëve, gjithmonë të shumtë nga ana e tyre në Meazza. Ai tha se do ta përballonte sezonin pa pushim, e mbajti fjalën. Dhe populli Zikaltër e dashuroi atë duke parë në sytë e tij pasionin që e nxit gjithmonë të besojë në arritjen e qëllimit. Ta ndjekim.

Falenderojme anetarin tone Elis Karaj per punen ne perkthimin e notave nga FcInterNews.it.

Por nderkohe, po bejme nje sondazh:

Cili mendoni se ka qene lojtari me i mire i Interit kete sezon?

[interaction id=”5b0bdfbaa222d414fbc6b2df”]

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.