Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

955 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Walter Sabatini do te largohet nga Suning: ja detajet!

Walter Sabatini do te largohet nga Suning: ja detajet!
Inter Club Staff

Drejtuesi i Suning Sports pritet te mos rinovoje me grupin kinez.

Per kete ka folur sot Premium Sports qe ka shkruar edhe ne portalin e saj online per te ardhmen e drejtuesit te Suning Sports, Walter Sabatini.

Premium Sports kujton se ish-drejtuesit te Romes, qe aktualisht eshte ne kontrate me Suning deri ne dhjetor, nuk duhet te rinovoje kontraten e tij me Suning.

Kjo gje nuk vjen per ndonje pakenaqesi nga ana e kinezeve per Sabatinin, perkundrazi, por pritet te ndikoje vendimi i qeverise kineze per limitimin e investimeve ne sport.

Image result for sabatini inter

Sipas Premium, Suning nuk mund te paguaje 2 milione euro per nje drejtues, sado i mire dhe i rendesishem te jete ai ne ligjet ne fuqi ne Kine.

Mbetet per tu pare nese Sabatini mund te filloje pune direkt tek Interi dhe jo nepermjet Suning Sport, por kjo piste nuk eshte shume e mundshme.

Walter Sabatini eshte pare gjithmone si nje figure e rendesishme perreth Interit qe prej ardhjes se tij si nga mediat dhe por edhe tifozet.

Eshte e sigurt qe ky lajm nuk eshte se do i beje shume te lumtur zikalterit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.