Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

841 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Surprize e bukur nga Brozovic: Duhet te ishte neser ne Appiano per tu stervitur, por kroati…

Surprize e bukur nga Brozovic: Duhet te ishte neser ne Appiano per tu stervitur, por kroati…
Inter Club Staff

Nje nga ato surpriza qe nuk te shkon mendja.

Ne qender te ketij lajmi eshte Marcelo Brozovic, lojtar i cili qe prej ardhjes tek Interi ka bere te flitet me shume keq per te se sa mire dhe kryesisht per gjera ekstra-futbollistike.

Por le te shpjegojme cfare ka ndodhur.

Marcelo Brozovic dhe Ivan Perisic jane lene te lire nga tranjer i Kroacise, Zlatko Dalic, qe te kthehen ne klubet e tyre me perpara se shoket e skuadres ne kombetare.

Ka qene ideja e tekniku kroat, qe ska dashur te mbaje lojtaret per nje miqesore tjeter te Kroacise pertej oqeanit (ndodhen ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne grumbullim, dhe kane edhe nje ndeshje ndaj Meksikes) duke mos i lodhur, por duke i dhene mundesine te rikthehen ne urdherat e Spallettit duke pare se sa moment i rendesishem eshte ky i tanishmi tek Interi.

Ivan Perisic dhe Marcelo Brozovic priteshin ne Suning Training Center neser, por mesfushori kroat zikalter i ka habitur te gjithe: ai eshte paraqitur sot ne mengjes ne Appiano Gentile, nje dite me heret, qe te vihet menjehere ne dispozicion te stafit ne prag te ndeshjes ndaj Hellas Verona.

Related image

Nje tregues i qarte i deshires se Marcelo Brozovic per te luajtur keto dite.

Nder te tjera, Brozovic ka ndaluar edhe me tifozet per te dhene autografe perpara hyrjes ne qendren stervitore, gje qe nuk eshte e zakonte per te.

Me sa duket, koherat kur mardhenia e tij me tifozet eshte larg tashme dhe kjo eshte nje merite e kroatit qe me paraqitjet ne fushe fillimisht dhe me kete sjellje, ka bere qe te rikthehet perseri paqja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.