Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

632 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wellington, agjenti prezanton oferten e Interit. Nderkohe klauzola

Wellington, agjenti prezanton oferten e Interit. Nderkohe klauzola
Xhorxh Gellci

Sipas portalit brazilian Lancenet ka patur nje takim dje mes Adalberto Batista, drejtor sportiv i Sao Paulo dhe Wellington, se bashku me perfaqesuesit e tij. Agjenti i lojtarit u ka bere te ditur drejtuesve te klubit, propozimet e ardhura per mesfushorin per te lene Brazilin. E para mes tyre ka qene ajo e Interit. Ne fakt, mbi Wellington eshte interesimi shume i forte i klubit zikalter por edhe konkurrenca e disa klubeve te tjera europiane.

Takimi ka qene vetem paraprak, e ardhmja e Wellington eshte ne dyshim. Agjenti donte te dinte planet e Sao Paulo per lojtarin dhe drejtuesit e klubit i kane treguar se kane per qellim ta mbajne lojtarin. Por parashikohen takime te tjera mes paleve. Wellington shtyn sepse do te shkoje tek Inter, deshira e tij eshte te shkoje ne Itali, edhe sepse me trainerin aktual Ney Franco eshte nje rezerve. Por duhet theksuar qe pas humbjes me Corinthians, tekniku rezikon seriozisht vendin, prandaj drejtuesit po mundohen ta bindin Wellington te kete durim per kohe me te mira.

Nderkohe, zevendes presidenti Joao Paulo de Jesus Lopes ka bere te ditur pozicionin e klubit deri tani: “Shesim Wellington vetem nese paguhet klauzola per te zgjidhur kontraten.” Sa per informacion, klauzola eshte prej 40 milion euro. Gjithsesi, eshte nje pozicion qe mund te ndryshoje duke pare deshiren e lojtarit per nje transferim ne Serine A.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.