Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,175 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Moratti do beje nje Inter kompetitiv. Cassano dhe Belfodil…”

Zanetti: “Moratti do beje nje Inter kompetitiv. Cassano dhe Belfodil…”
Xhorxh Gellci

I nderhyre ne mikrofonat e Sky Sport, direkt nga anija me tifozet zikalter, ku sot u bashkua edhe ai, Javier Zanetti ka lene keto deklarata: “Po po, une jam ne anije. Ka shume tifoze dhe shume entuziazem, jam shume i lumtur qe jam ketu me ta. Dhe sot kemi per tu argetuar. Familja ime ka qene gjeja me e rendesishme per mua, sigurisht. Por gjysmen e jetes e kam kaluar ne Itali duke mbrojtur ngjyrat e Interit, dhe kjo eshte nje krenari e madhe. Si jam? Eshte edhe Doktor Combi ketu ne anije, shume shpejt do ta heq allcine dhe do te filloj te ec per te nisur rihabilitimin. Do te vleresoj me trainerin dhe doktorin nese do te shkoj ne Pinzolo, por sigurisht do te shkoj ne Amerike. Me allci kam punuar gjithsesi, dhe tani mundohem te mos e humbas formen dhe mundohem te jem shume i kujdesshem per t’u kthyer sa me pare ne fushe.”

Por Zanetti mendon per diten e rifutjes ne fushe: “Po, por gjeja qe me intereson me shume eshte te sherohem mire. Nuk dua te nxitohem, por dua te ndihmoj shoket dhe Interin tone. Duhet te falenderoj familjen Moratti dhe Interin qe me kane dhene besim edhe njehere duke me rinovuar kontraten. Kam folur me presidentin, jam i sigurt qe ai dhe pjesetaret e tjere te shoqerise do te bejne nje Inter kompetitiv.”

Mbi Cassanon thote: “Me Antonion kam nje raport te shkelqyer, ai eshte nje kampion. Nuk e di si do shkoje situata, por ai ka treguar se eshte nje lojtar i madh. Belfodil ka bere shume mire vitin e shkuar, do te konfirmohet edhe kete vit dhe do shohim cfare do te ndodhe. Scudetto? Ta fitojme nuk do jete e lehte, por logjikisht duhet te provojme.

Zanetti flet edhe per Thohir: “E di qe presidenti ka patur disa takime por di qe edhe Moratti ka nje pasion te madh dhe e do Interin, cdo lloj vendimi do te merret per te miren e Interit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.