Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

892 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti tek Inter Channel: “Ja deshirat e mia per 40 vjetorin. Shoket e skuadres me Mazzarrin…”

Zanetti tek Inter Channel: “Ja deshirat e mia per 40 vjetorin. Shoket e skuadres me Mazzarrin…”
Inter Club Staff

Vijne urimet edhe nga ana e Inter Channel per Javier Zanettin. Kapiteni, i cili eshte intervistuar nga kanali me tematike zikalter ne aeroportin e Malpensas, ka dashur ne radhe te pare te falenderoje tifozet zikalter: “Sapo jam kthyer nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes me nje vit me shume mbi shpatulla, por i lumtur. Ndihem mire, jam i lumtur qe kam kaluar kohe me shoket e skuadres qe me mungonin shume, dhe tani do te vazhdoj me rekuperimin.”

Por si vazhdon rekuperimi i Kapitenit? “Rekuperimi vazhdon si ne program, gjate javes do te bej nje kontroll, nese cdo gje do te shkoje mire do te filloj te vrapoj. Kisha shume deshire ta filloja para pak ditesh por doktori ma mohoi kategorisht, me mire keshtu, sepse duhet te rekuperohem sa me mire.”

Per sa i perket shokeve te ekipit, Zanetti shton: “Po punojne shume mire, tranjeri po i ben qe te djersisin shume dhe mendoj se kjo gje nevojitet sepse duhet te jemi gati direkt per ndeshjen e kupes se Italise, dhe pastaj kampionati, ku shpresojme te rikthehemi larte.”

Cila eshte deshira e Javier Zanettit per ditelindjen e tij te 40? “Nje deshire eshte qe te rikthehem sa me shpejt te jem i gatshem per Interin. Ndersa deshira e dyte eshte qe Interi te rikthehet ne maje te luftoje per qellime madhore dhe te rendesishme, ky klub e meriton!”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.