Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

592 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Shume fytyra te reja, Inter duhet te kthehet te jete Inter”

Zanetti: “Shume fytyra te reja, Inter duhet te kthehet te jete Inter”
Xhorxh Gellci

Javier Zanetti eshte kthyer per disa dite ne Argjentine per te kaluar pushimet me familjen e tij. Sapo ka zbritur nga avioni, kapiteni i Interit eshte pyetur mbi rekuperimin dhe shume tema te tjera:

Jam ketu per te kaluar disa dite me familjen. Rikuperimi shkon mire, gjithcka shkon sipas programit, shpresojme te vazhdoj keshtu per tu kthyer sa me pare te jete e mundur” – ka filluar kapiteni.

Gjeja me e rendesishme eshte te rikuperohem mire dhe kur te jem ne 100% te jem ne dispozicion te teknikut. Sezoni i fundit? Ka qene nje vit i veshtire, negativ. Nuk kemi bere asgje nga cka kishim ne mend ne fillim te vitit. Por tani ka shume rinovim, ka shume lojtare te rinj. Duhet te rinisemi perseri, te rinisemi dhe te mundohemi te jemi protagoniste. Kete duhet te beje Interi.

Kapitenit i kerkohet te jape nje gjykim per Tevez qe kaloi tek Juve: “Carlitos do te jete nje kundershtar i forte me shume. Eshte nje lojtar i madh, i uroj me te miren ne Itali, me perjashtim te rasteve kur do te luaje me Interin.

Ndersa mbi Kombetaren: “Me mungon por me behet qejfi qe gjithcka shkon mire. E njoh Alejandron (traineri i Argjentines), kam shume miq ne grup prandaj jam i lumtur. Messi? Eshte unik, po cudit cdo dite edhe me shume. Dhe duhet ta gezojme sepse eshte argjentinas. Renia nje kategori me poshte e Independiente? Jami trishtuar si tifoz, sepse si tifoz e kam njohur Independiente si institucion edhe si shembull. Tani duhet te perveshin mengen dhe ta rishpien klubin ku meriton, ne Serine A. Tifozet qe duartrokisnin pas renies nga kategoria ishin te mrekullueshem.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.