Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

712 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Vidic eshte i Interit. Thohir: “Nje nga me te fortet ne bote.”

ZYRTARE – Vidic eshte i Interit. Thohir: “Nje nga me te fortet ne bote.”
Xhorxh Gellci

Nemanja Vidic do te jete nje lojtar i Interit duke nisur nga sezoni i ardhshem.

FC Internazionale komunikon qe eshte mbyllur me sukses tratativa qe do te beje mbrojtesin serb, kapiten te Manchester United, te veshe ngjyrat zikalter.

Vidic eshte nje kampion i madh – pohon presidenti Erick Thohir ekskluzivisht per inter.it – Jam shume i kenaqur per mbylljen e marreveshjes qe do te sjelle Nemanja ne Milano. Eshte nje nga mbrojtesit me te forte ne bote, dhe karakteristikat e tij, eksperienca internacionale dhe karizma e liderit do te jene themelore per skuadren dhe per rritjen e te lojtareve tani me te rinj. Do te shtoje vlera ne klub dhe te do te jete nje hap tjeter drejt ndertimit te nje Interi te madh. Do te doja, ne fund, te falenderoj Manchester United, Nemanja-n dhe stafin e tij per disponueshmerine dhe profesionalizmin e treguar gjate kesaj tratative.”

I lindur ne Titovo Uzice ne 21 tetor 1981, Nemanja Vidic, mbrojtes shtatlarte, 189 x 84 cm, ka debutuar si profesionisht ne sezonin 2000/01 me Spartak Subotica, duke bere 27 paraqitje dhe shenuar 6 gola. I kaluar ne Yllin e Kuq te Beogradit, ku qendron tre vjet, ben 67 paraqitje dhe 12 gola. Ne 2004 transferohet ne Rusi, ne Spartak Moska, ku qendron nje vit e gjysem, me 39 paraqitje dhe 4 gola. Nga 2005/06 eshte tek Manchester United, ku deri me sot numeron 204 ndeshje dhe 15 gola, me sezonin 2010/11, ku ka arritur rekordin personal te prezencave, plot 35. Vidic numeron edhe 52 paraqitje dhe 2 gola ne Champions League, 1 paraqitje dhe 1 gol ne Superkupen Europiane, 12 paraqitje dhe 3 gola ne Europa League dhe 2 paraqitje dhe 1 gol ne Boterorin e Klubeve. Ne Kombetare ka 56 ndeshje dhe 2 gola mes ish Serbi-Mali i Zi dhe kombetares aktuale serbe, mes te cilave edhe 3 paraqitje ne Boterorin 2010.

Ne Palmares-in e tij gjejme 1 kampionat serb (2003/04), 2 kupa serbe (2001/02 dhe 2003/04), 5 Premier League (2006/07, 2007/08, 2008/09, 2010/11, 2012/13), 3 Kupa te Liges angleze (2006, 2009 e 2010), 5 Superkupa angleze (2007, 2008, 2010, 2011, 2013), si dhe 1 Champions League (2007/08) dhe Boteror per Klube (2008).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags