Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

54 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#100Inter – Giuseppe Minaudo dhe ëndrra e cdo femije

#100Inter – Giuseppe Minaudo dhe ëndrra e cdo femije
Inter Club Staff

Të debutosh në një derby në San Siro është një emocion unik, por të jesh deciziv është një dimension i vështirë për t’u përshkruar me fjalë. Ashtu sic është e komplikuar të imagjinosh cfarë po kalonte në kokën e të riut Giuseppe Minaudo kur mes pjesës së parë dhe të dytë të një Milan-Inter të 6 prillit 1986, Mariolino Corso, që në nëntor kishte zëvendësuar Castagner në pankinën zikaltër, i komunikon që do të kishte hyrë në fushë pas pushimit.

Ndodh ndonjëherë që fati të dërgon mesazhe të fshehura, të vështira për t’u dëshifruar, por jo atë ditë. Rummenigge dëmtohet në nxemje dhe Luciano Marangon, që Corso ka zgjedhur për ta zëvendësuar atë, dëmtohet në dorë në fund të pjesës së parë. Kështu kur trajner thërret Giuseppen, mesazhi është i qartë: është dita jote, meritoje. Dhe ai, një djalosh sicilian 19 vjec, i rritur tek te rinjtë e Interit, që para atij derby nuk kishte luajtur kurrë në Serie A, e meritoi. Kishte një fizik të dobët, është akoma shumë i ri, por në gjendje të mbulojë të gjitha rolet e mesfushës dhe ka një aftësi për të hyrë në zonë pa top. Corso e di mirë këtë gjë. E ka stërvitur në Primaveran zikaltër dhe, ndoshta, ajo që tashmë ndodh në fushë nuk e mahnit më.

“Ju nuk do të besoni, por që kur kam qënë i vogël, kam menduar gjithmonë se do shënoj golin e parë në Serie A në një derby”.

Është minuta e 77-të e një ndeshje që është bllokuar në zero me zero. Gjuajtje e lirë nga Fanna nga e majta dhe goditja e Mandorlinit ndalet në shtyllë. Nuk është fat i keq, është një rast. Giuseppe e con topin në rrjetë me sigurinë e dikujt që e ka parë disa herë këtë skenë në kokën e tij dhe mund ta përsëris edhe me sy mbyllur. Është goli i fitores. Interi mposht 1 me 0 Milanin e Nils Liedholm, por në vecanti Milanin e Berlusconit, në derbyn e tij të parë si president i kuqezinjve. Por ai që feston është djaloshi i lindur në Mazara del Vallo dhe i rritur me Interin në zemër.

Giuseppe Minaudo (Mazara del Vallo, 22 mars 1967) ka filluar karrierën e tij si lojtar tek te rinjtë e Interit ku luan nga 1980 deri 1986. Me 6 prill te 1986 debuton në skuadrën e parë duke vendosur derbyn me Milanin që përfundon 1-0 fal golit të tij. Do të luajë me fanellën zikaltër deri me 1988 duke koleksionuar 35 paraqitje dhe 3 gola. Në 1988 shitet tek Udinese.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.