Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

55 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

#110 Inter – Triumf ne Paris

#110 Inter – Triumf ne Paris
Inter Club Staff

“Qetesohuni djema, seshte se do luajme me Realin neser”. E ne fakt, të nesërmen Interi i Gigi Simonit, fitues i Kupës Uefa një vit më parë, do të ballafaqohej në San Siro me Real Madridin, kampion ne fuqi i Evropës, ne një sfidë vendimtare për çerekfinalet e Ligës se Kampionëve. Shakaja e teknikut toskan sherbeu faktikisht për të cliruar nje ambjent që ishte shumë i ngurte dhe kjo ishte deshmi e aftësisë së trajnerit per te trajtuar ne menyren e duhur lojtarët e tij.

Ishte një nga fitoret e fundit të Simonit në stolin e Interit, pika kulmore e të cilit ishte padyshim kampionati 1997-98, “kampionati i Ronaldos” sic e njohin interistet, në të cilin pamë padyshim versionin me brilant te fenomenit brazilian, ne ate vit qe padyshim duhet te kishim dale fitimtare. Por ai Inter ishte i shkelqyer edhe ne Europe, ku fitoi Kupen Uefa duke shkaterruar Lazion ne finalen e Parisit. Një skuader me identitet ne mbrojtje, e aftë për të bere sulme vertikale me nje shpejtesi te rrufeshme, e qe Simoni e ndertoi rreth lojtarit me te mire ne bote, qe ate sezon mbante veshur fanellen me numer 10. “Ronnie” ishte pak me “i barabarte” se të tjerët, dhe per kete ai shperblehej hera heres me disa mengjese te kaluara ne dhomen e gjumit, ne kohen qe shoket e tij te ekipit, sterviteshin ne fushe per te cuar ekipin dhe trajnerin drejt fitoreve.

“Eshte trofeu me i rendesishem qe kam fituar, ne vitin e vetem te cilin kam drejtuar nje skuader vertete te forte. Arritem nje fitore te shkelqyer ne Kupen Uefa.”

Jo vetem si trajner, por Gigi sillej si nje baba i vertete me lojtaret e tij. Kjo është arsyeja, se perse Gigin e kane dashur aq shume lojtarët e tij, të cilët nuk harrojne asnjehere ta përshëndesin e ta kujtojne me mall kohen e kaluar me te.

Gigi Simoni ka lindur në Crevalcore në 22 Janar 1939. Ai ishte trajner i Interit nga korriku 1997 deri më 30 nëntor 1998, duke fituar një Kupë Uefa dhe duke arritur ne vendin e dytë në Kampionat. Ai ka drejtuar gjithashtu Napolin, Genoan, Lazion, Piacenzan dhe Cremonesen. Për sezonin 1997-1998 është nderuar me cmimin “Pankina e Artë”, çmimi i rezervuar për trajnerin më të mire te kampionatit në bazë të votave të kolegëve te tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.