Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

929 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Campagnaro: “Scudetto? Jane tre me te fortet. Kthese Alvarez. Dhe Icardit i them…

Campagnaro: “Scudetto? Jane tre me te fortet. Kthese Alvarez. Dhe Icardit i them…
Xhorxh Gellci

Hugo Campagnaro, i pranishem ne eventin Oknoplast, nje nga sponsorat e Interit, ka ndaluar te flase me gazetaret. Ja cfare ka deklaruar, mbrojtesi argjentinas:

MAZZARRI – “Ka disa khe qe punoj me te, i di te gjitha levizjet, dhe ky eshte avantazhi mbi mbrojtesit e tjere. Vjen Roma, nje skuader qe po luan shume mire, ka fituar ne 6 javet e para, ka treguar nje loje te shkelqyer. Do te jete shume e veshtire, por ne do te bejme ndeshjen tone dhe do te bejme llogaritjet ne fund.”

ALVAREZ – Eshte rikthyer? Eshte shume i forte dhe ka kualitet teknik impresionues. Vitin e shkuar ka bere nje kampionat poshte nivelit te tij por kete vit po tregon cfare lojtar eshte dhe po ben diferencen ne cdo ndeshje. Shpresojme te vazhdoje keshtu, sepse kemi nevoje. Eshte lojtari qe na i rrit shume kualitetin e skuadres.”

MBROJTJA – “Merite e Campagnaro apo Mazzarri? Levizjet i meson ai, mbrojtja me tre mund realizohet mire ose keq. Kete vit po na del mire, kemi marre me shume gola se sa meritonim dhe kjo flet per punen qe po behet ne mbrojtje.”

SCUDETTO – “Juventus, Roma dhe Napoli kane dicka me shume si kualitet ne skuader. Ne po punojme mire, por pas 6 javesh eshte shume shpejt per te folur. Si kualitet jemi nje hap mbrapa, duhet ta mbushim me sakrificen ne fushe. Ata kane me shume zevendesime, por ne mund te themi tonen ne cdo ndeshje.

PERSONALISHT – “Isha kurioz, sidomos gjate pregatitjes verore, sepse rezultatet nuk ishin entuziazmues. Por kishim bere nje pregatitje te ndryshme nga Chelsea dhe Real Madrid. Pastaj, niveli i kampionatit ka qene me i mire sesa pritej dhe duhet te vazhdojme keshtu.”

ICARDI NE ARGJENTINE – “E meriton sigurisht per ate qe ka treguar vitin e shkuar dhe per kete qe po ben kete vit. Ka shenuar dy gola, ka hyre gjithmone ne fushe me deshire te madhe dhe pikerisht per kete, trajneri i Argjentines ka vendosur ta shperbleje. Jam i kenaqur per te sepse e meriton, eshte me te vertet i forte.”

JUAN DHE RANOCCHIA – “Merremi vesh shume mire, jane shume inteligjente edhe jashte fushe. Nuk jane mendjemedhenj, kane shume deshire per te mesuar. Po tregojne vleren e madhe qe kane, ndoshta edhe me ndihmen e organizimit qe mund te te jape trajneri i ri. Dhe po shihen rezultatet.”

CHAMPIONS LEAGUE – “Eshte normale qe Juventus nuk po shkon mire? Nuk mendoj se eshte normale, me skuadren qe ka mund te beje pak me mire. Ndoshta kane dicka me pak sesa meritojne. Ne kemi shume deshire te kthehemi, pas nje sezoni te keq do te ishte shume e rendesishme te ktheheshim dhe te benim mire. Une shpresoj qe te luaj aty vitin tjeter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.