Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,846 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

VIDEO – Fitoret me te bukura te Interit ne Torino

VIDEO – Fitoret me te bukura te Interit ne Torino
Ardis
  • On 02/02/2014, 14:43

Sonte ne Juventus Stadium do te luhet Derby i Italise midis Juventusit dhe Interit, dy skuadra me rivalitet historik dhe qe premtojne spektakel. Ne kete artikull do te rishikojme fitoret me te bukura te Interit ne Torino.

Fitorja e pare me date 28 maj 1911 ne Torino e perseritur vitin e ardhshem me nje fitore akoma me spektakolare me rezultatin 4-0. Fitore te tjera ne periudhen e paraluftes vijne ne vitet 1927 dhe ne 1930, me pas ne vitin 1948 me fitoren e zikalterve 1-0 me gol te Amedei. Me 1951 fitore e bukur me rezultatin 2-0 me gola te Nyers nderkohe 10 vite me pas me Mago Herrerra fiton ne Torino dy here rresht, e pare me nje fitore te papare 4-2 dhe tjetra me gol te Mazzolas 1-0.
Vitet ’60 jane legjendare per Interin dhe me 1965 vjen dhe fitorja e trete ne kater vite ne Torino, dhe e japin nepermjet kesaj video epoken e Suarez dhe Gori.

Mbas 1965 te vetmet kenaqesi vijne nga dy fitore ne Coppa Italia ndersa ne Serie A duhet pritur te vije viti 1983 me fitore te dhene ne tavoline per zikaltrit mbas aksidenteve te provokuara nga tifozet juventine perpara ndeshjes dhe zikaltri Marini i plagosur prej gurave te hedhur nga tifozet bardhezinj. Per me shume ndeshja mbaroi 3-3. Per fitoren ne fushe duhet pritur viti 1993 kur Interi i Bagnolit fiton 2-0 falegolave ne pjese te pare te Sosa dhe Shalimov, ja dhe ndeshja.

Me 1996 Interi i Hodgson merr nje fitore te madhe 0-3 ne Coppa Italia me gola te Zamorano, Ince dhe Djorkaeff.

Me 2003 vjen nje fitore e papritur e Interit te Zaccheronit ne krize dhe ne emergjence ne mbrojtje qe udhehiqet nga i madhi Julio Cruz.

Cruz ndeshkon Juventusin edhe ne sezonin tjeter me zikaltrit fitues edhe njehere ne Delle Alpi me rezultatin 1-0 fale golit te Jardinero-s.

Fusha e Torinos serish dhunohet mbas 4 muaj me rastin e Superkupes Italiane fale nje goli te Brujita Veron.

Me 2008 nje tjeter fitore, e katerta ne 7 ndeshjet e fundit, kesaj rradhe ne Coppa Italia, ne ndeshjen ku luan edhe Mario Balotelli.

Dhe ne fund fitorja historike e sezonit te kaluar me zikaltrit e Stramaccionit qe ne fund te nje ndeshjes jane te paret qe ndeshkojne Juventus Stadium-in e ri duke i dhene fund pamposhtjes bardhezi qe zgjaste prej 49 ndeshjes.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.