Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

597 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Mazzarri, pro dhe kunder: motivet per ta mbajtur teknikun apo per ta larguar

Gazzetta – Mazzarri, pro dhe kunder: motivet per ta mbajtur teknikun apo per ta larguar
Ardi Deda

Mazzarri ne qender te ciklonit. Ndeshja kunder Napolit si udhekryqi i pare sezonal dhe durimi i padronit zikalter qe fillon te ulet. Numri i sotem i Gazzetta dello Sport hap mundesine qe tekniku te mund te lere pankinen zikalter. Pro dhe kunder per te shkuar perpara me Mazzarrin apo per tu pershendetur. Keto, jane ne detaj, motivet:

Perse duhet mbajtur

Grupi – Humbjet me Cagliarin dhe Fiorentinen na kane bere te mendojme per nje ndarje midis Mazzarrit dhe skudres, por kjo per momentin nuk ekziston. Kunder Napolit futbollistet duhet te tregojne lidhjen e tyre ne menyre konkrete.

Objektivat – Ne vitin e dyte tek Napoli, Mazzarri ka luajtur ne Europa League dhe ka arritur kualifikimin ne Champions, duke arritur gjithmone objektivat e tij.

Koka dhe parate – Padroni zikalter nuk eshte nje qe nxitohet, dhe kete e konfirmon precedenti i meparshem me DC United ku nuk ka pushuar nga puna teknikun e tij sezonin e kaluar dhe aktualisht eshte ne vend te pare ne MLS.

Perse duhet te largohet

Napoli – Duhet mesuar nga humbjet me Cagliarin dhe me Fiorentinen, jane nje precedent per tu mos perseritur. Nese kunder Napolit do te vinte humbja e trete radhazi ne kampionat, uniteti anti-krize do te futej menjehere ne pankine dhe reflektimet do te ishin te renda.

Loja – Mungesa e mekanizmave solide dhe te rrjedhshem ne mesfushe, 6 pike me pak se sezoni i kaluar dhe nje modul qe nuk ndryshon kurre.

Tifozet – Tekniku nuk ka hyre ne zemrat e tifozeve dhe klima te dielen me 19 tetor mund te jete e nxehte ne Meazza.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.