Moratti: “Aksionet jane te miat dhe do i mbaj fort. Koha ime kaloi. Mazzarri…”
President Moratti ka folur pak per mediat dhe i eshte pergjigjur disa pyetjeve te bera nga gazetaret e pranishem poshte zyrave te Saras. Ja cfare ka thene ai pak me pare:
– Gjithmone president apo vetem doktor Moratti?
“Tashme jam vetem doktor, jo me President(qesh).”
– Jeni me shume i zhgenjyer apo i nevrikosur?
“Boh… Jo. Thjesht me vjen keq. Me vjen keq zoterinj duhet te iki.”
– Mazzarri tha se nuk tha asnje te papelqyeshme…
“Eh, po. As une nuk kam thene kurre asgje te papelqyeshme.”
– A ndiheni i tradhetuar nga Mazzarri?
“Jo, ju lutem tani…”
– Po ne momentin qe erdhi Thohir a pritej qe te perfundonte keshtu?
“Por jo, nuk eshte se perfundoi keq. Ishte thjesht nje moment ndryshimi, eshte dicka natyrale.”
– Motivi i pare per ate qe bete qe ju vjen ne mendje?
“Mendoj se koha ime kaloi, asgje me shume.”
– Po aksionet qe keni tek Interi?
“Aksionet jane te miat dhe do i mbaj fort(qesh).”