Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,267 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Rinovimi perpara. Nuk kam festuar golat? E kam vendosur me agjentin. E duam Europa Leaguen”

Icardi: “Rinovimi perpara. Nuk kam festuar golat? E kam vendosur me agjentin. E duam Europa Leaguen”
Bujar Berishaj

Mauro Icardi ka qene protagonist ne nje interviste te leshuar per mikrofonat e Marco Barzaghi per Sportmediaset.

Sulmuesi ka pranuar qe mungesa e festimi pas dy golave kunder Palermos ka qene e vendosur ne tavoline se bashku me agjentin e tij Abian Morano, pa sqaruar origjinen e zgjedhjes (kontekstuale ose kontratuale?):

“Kunder Palermos nuk kam festuar sepse keshtu kisha vendosur me agjentin tim, dhe keshtu ka shkuar. Te shohim cfare do te ndodh ne ndeshjet e ardhshme.” ka thene Maurito. Icardi flet edhe per golat e shumte te realizuar me fanellen zikalter: “Golat e shenuar jane ato qe ushqejne skuadren. Dua te ndihmoj Interi per ta arritur sa me larte qe eshte e mundur. Sinqerisht nuk kisha menduar per nje te ardhme te tille me kaq shume gola kur kam ardhur ne Itali, mendoja ti beja pak nga pak.”

Nderkohe topat per te bere gola kane ardhur: mbetet objektivi me shume se 20 gola? “Nese skuadra luan mire, do te bejme mire edhe ne sulm, dhe jo vetem une por edhe te tjeret qe luajne me mura.” Sa i perket Francescas se vogel: “Nuk me le te flej, por ne diten e stervitjes me ka dhene pak pushim. Te gjithe golat tani jane per ate.”

I intervistuar pastaj edhe nga Silvia Vallini per Sky, Icardi ka trajtuar tjera tema, duke nisur nga ai problemi me Curva Nord pas ndeshjes me Sassuolon, tani pas shpines: “Mund te ndodh, ne ate moment ishim te zemeruar te gjithe; ka qene nje takim. Tani te shohim si do te shkoj ne ndeshjet tjera. Kam gabuar qe nuk kam festuar? Nese e thote Mancini ka te drejte, duke pare qe ai ka shenuar shume gola. Nga ai me kujtohen vitet ne Sampdoria dhe si leshon sulmuesit ne stervitje kuptohen kualitetet qe kishte. Mosmarreveshja me tifozet? Kemi biseduar privatesisht me agjentin tim.”

Sa i perket rinovimit: “Me Ausilion degjohem shpesh, tratativa po shkon mire, eshte ne nje pike te mire nga ajo qe me thote agjenti im qe flet me te. Une bej ate qe me thote ai, nese me thote te firmos e bej edhe nese nuk vazhdoj te luaj. Nese me therret Mourinho? Besoj qe do te therriste Ausilion, jo mua, eshte ai qe sistemon gjerat,” shton duke qeshur.

Mbi skuadren: “Duhet te jemi me ”te eger”, te gjithe duhet te marrim pjese ne fazen e mbrojtjes, Mancini me fton te marr pjese ne levizje dhe te ndihmoj shoket qe te shenojne. E duam Europa Leaguen, besojme, fatkeqesisht vendi i trete tani eshte larg.” Nje mbyllje dedikuar lindjes se Francescas se vogel: “I ka ndryshuar jeten te gjithe familjes sime, edhe pse tashme ishta ushtruar te bej babain.”

Mauro, pastaj, kthehet mbi objektivat e tij dhe te skuadres: “Jam duke bere mire, dua te bej nje sezon te madh sic e kam thene gjithmone. Ne fillim te vitit kisha besimin e Mazzarrit dhe tani ate te Mancinit qe me ben te luaj shpesh: kerkoj ta shpaguaj gjithmone me gola, ashtu sic duhet te bej nje sulmues. Une dhe shoket e mi ne ekip nuk kemi fituar asgje dhe per kete them qe duam Europa Leaguen. Ndonjehere ne mbrojtje relaksohemi shume, duhet te jemi te gjithe me te eger sepse pastaj dime si te bejme golat.”

Kapitulli familje, “Une baba? Fakti qe ka ardhur ne jete vajza time eshte nje gje qe ka ndryshuar te gjithe familjen: tani jemi te gjithe me te lumtur. Nuk me le te fle shume, por kur te rritet shpresoj qe te me le.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.