Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,713 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Të penduar? Po, por rezultati 3-3 në Glasgow nuk është i keq”.

Mancini: “Të penduar? Po, por rezultati 3-3 në Glasgow nuk është i keq”.
Rinor Sopaj

“Senzacioni im është që pjesën e parë e kemi nisur në mënyrë shumë të mirë, por menduam se ndeshja mbaroi pas atij fillimi të mirë. Kemi bërë gabime të cilat i dhanë mundësinë atyre të rifuten në lojë, duhet të rritemi në këtë drejtim. Por një 3-3 në Glasgow nuk është apsolutisht një rezultat i keq”. Kjo është analiza e Roberto Mancinit për mikrofonët e Sportmediaset në fund të ndeshjes e cila mbaroj me rezultat të barabartë në Celtic Park, në ndeshjen e parë të të gjashtëmbëdhjetave të Europa League”.

Flet gjithashtu edhe për futjen e Kuzmanovic në vendin e Brozovic, i cili nuk mund të luaj në Europa League: “Kuzmanovic ka luajtur një ndeshje mjaft të mirë, nuk ka luajtur që katër ndeshje dhe në fund ka ndjerë pak lodhje. Ajo cfarë duhet të kuptojmë – shpjegon tekniku – është që nëse mbron shumë prapa është keq pasi herët apo vonë do të pësosh. Në mënyrën se si shkoi ndeshja kemi për cfarë të pendohemi”. Vendimi për lënjen në stol të Kovacic: “Unë nuk besoj që ai është i gatshëm të luaj si mesfushor qëndror. Por nuk ka aspak injorim, Mateo do të luaj në ndeshjen e ardhshme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.