Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,415 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Dybala, tashmë aty është Mancini: strategjia e Interit

Rinor Sopaj

Roberto Mancini edhe njëherë lëviz personalisht. Dje pasdite, në fakt, trajneri i Interit ishte në Tardini të Parmës, ku ndoqi ndeshjen e Parmës kundër Palermos. Nga të vëzhguarit, sigurisht, që është sulmuesi argjentinas Paulo Dybala, por jo vetëm. Sipas Corriere dello Sport, trajneri zikaltër, gjithashtu, i ka vëzhguar Franco Vazquez dhe Jose Mauri, ky i fundit mesfushor i Parmas. Prezenca e Mancinit, i cili ishte në shoqërinë e Fausto Salsano, është një mesazh i qartë për lojtarin, gjithashtu, duke i bërë të kuptojnë të githë që interesimi për të është i fortë. Dybala sigurisht e ka mirëpritur, duke i parë qëllimet e tij që të qëndroj në Itali kështu duke i vënë në plan të dytë Arsenalin dhe PSG.

Rruga duket e vështirë për t’u ngjitur: Maurizio Zamparini po bën gjithcka që kjo rrugë të jetë e vështirë dhe Interi nuk i ka në dispozicion paratë e kërkuara. Zikaltërit mund ta formulojnë një propozim prej 25 milionësh plus bonuse dhe ndonjë lojtar (nga Andreolli tek Bardi, edhe ndonjë nga Longo, Cristeig dhe Camara), por Juventus është përpara dhe gjithashtu Roma dhe Napoli po e vëzhgojnë situatën me shumë vëmendje. “Hapi i Mancinit dje, nuk mund të merret si jo i rëndësishëm: pasi e filloi (dhe tani ndodhet në një pikë mjaft të mirë) përpjekja për një marrëveshje me Toure, gjithashtu shkoi në Firencë për ta parë Vidan dhe për të folur (së bashku me Ausilion) me agjentin e Jovetic, tashmë, ai e ka filluar “sulmin” për Dybalan”, shkruan e përditshmja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.