Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,892 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Nuk ka asnje ceshtje Shaqiri. Thohir deshiron te bej nje Inter te madh. Toure…”

Mancini: “Nuk ka asnje ceshtje Shaqiri. Thohir deshiron te bej nje Inter te madh. Toure…”
Bujar Berishaj

Roberto Mancini ka folur sot ne konference per shtyp para ndeshjes me Romen qe luhet te shtunen ne 20:45. Keto jane fjalet e teknikut italian:

Ne ndeshjen e kaluar kunder Romes diferenca ishte e madhe, tani Inter eshte me shume gati?
“Kane bere me mire se ne ne kampionat pavaresisht ketij momenti te veshtire. Ne jemi permiresuar shume edhe pa rezultatet per te cilat kemi shpresuar. Mendoj qe po.”

Cfare nuk te ka bindur Shaqiri?
“Nuk ekziston asnje ceshtje Shaqiri, e kemi blere ne janar sepse do te kete nje te ardhme te madhe tek Inter. Pastaj ndodh qe te mos jesh ne kushtet e duhura. Shaqiri ka besimin tone te plote, eshte normale qe te kete nje renie, askush nuk vjen e nje klub te ri dhe t’i fitoj ndeshjet vetem. Nese luan ai do te jete jashte Hernanes qe per momentin e meriton te luaj. Vetem nje zgjedhje teknike.”

Sa te ka bindur Gnoukouri?
“Duhet bere komplimente staffit te Primaveras, merita eshte e tyre. Ka kualitet, nuk eshte nen presion, ka shume vend per permiresim. Ka qene me fat qe ka gjetur hapesire ne kete moment, eshte vene ne gatishmeri, ka bere mire dhe mund te jete nje lojtar per te ardhmen.”

Te gezon fakti qe Orsato eshte arbiter i ndeshjes?
“Po, me pelqejne arbitrat qe fishkellojne pak. Bantin e konsideroj si arbiter te mire, gabimet mund te ndodhin dhe jo gjithmone ka qene faji i tij. Ne fund te ndeshjes jemi pershendetur dhe ka qene nje gje e mire.”

Cfare keni kuptuar nga takimi me Thohir? Ekziston forca ekonomike per Toure?
“(Qesh) Dje kemi pare ndeshjen ne Firence dhe tifozet pyesnin gjithmone per kete. Besoj qe presidenti deshiron te bej nje skuader te madhe, nuk besoj qe do te kete probleme. Tratativat ndonjehere perfundohen ndonjehere jo, por Thohir deshiron nje skuader te madhe dhe te rendesishme. Tifozet te jene te qete.”

Mendoni qe nje vere mund te zbus ddistancen me Juven?
“Inter nuk eshte lloj-lloj skuadre, ka ne shpine dicka te rendesishme dhe kjo llogaritget. Kunder kundershtareve qe jane para neve ne klasifikim nuk kemi qene keq, ndoshta humbur, por nuk kemi qene dominues. Disa ndeshje mund t’i fitonim, distanca nuk eshte jashtezakonisht e madhe. Eshte e rendesishme posedimi i disa lojtareve me kualitet qe mund te japin dicka me shume se bashku me ata qe jane sot.”

Ish-trajneri i Zvicres e ka kritikuar Bayernin per shitjen e Shaqirit. Cfare mendoni?
“Ne e kemi transferuar sepse besojme tek ai edhe per te ardhmen. Nese Bayern e ka shitur eshte sepse ka shume lojtar. Shaqiri ka nevoje te luaj dhe tek Inter mund t’a bej. Ne vitin e ardhshem do te bej gjera te medha.”

Ne kete periudhe do t’i gjykoni ne prag te merkatos te rinjte qe do te qendrojne?
“Besoj qe dikush tjeter do te debutoj, do te vleresojme gjithcka edhe pse kemi tashme nje ide se kush mund te qendroj me ne. Dimarco, Ze Turbo, dikush nga ta do te debutoj.”

Duke mposhtur Romen do te ishte me e rendesishme per enderren europiane apo per ndergjegjesimin e grupit?
“Te dyjat, nuk luhet kurre per te humbur, as ne plazh. Inter-Romane 10 vitet e fundit ka pasur gjithmone vleren e scudettos, sherben per te mbajtur gjalle shpresat e paktaqe jane dhe per t’i dhene vazhdimesi paraqitjeve te fundit.”

Per disa lojtar merkato nuk behet ne qershor-korrik por tani. Si pajtoheni me faktin qe fillimisht duhen bere shitjet?
“Ka lojtar per te cilet duhet me shume kohe, nuk eshte e lehte t’i transferosh nga skuadrat tjera sepse jane te rendesishem. Te tjeret mund te behen papritmas, perndryshe vijne klubet tjer. Piero, Marco dhe Bolingbroke po punojne, ajo qe ka rendesi eshte te jene te gjithe ne pregaditjet sezonale.”

Si e keni pare Vidan ne Firence?
“Dinamo ka disa lojtar te vlefshem, dje ka qene nje ndeshje e dominuar nga Fiorentina dhe per ata ka qene e veshtire. E kemi pare Vidan dhe te tjeret, jane te ndryshem qe mund te jene te nevojshem por e veshtire te thuhet teni.”

Cfare projekti mund t’i propozj Inter per Toure?
“Nuk e di, duke qene se eshte ojtar i City, klub i madh, nuk e di nese do te jete kjo mundesi. Mund te mendoj qe duke luajtur kudo nuk e ka bere akoma ne Itali dhe mund te jete nje gje e bukur per te. Pastaj Interi eshte nje klub i rendesishem dhe kur tenon qe te marr nje lojtar, per kete te fundit eshte dicka e bukur. Ku do te luante? Nuk e di, eshte nje mesfushor, e veshtire ta thuash tani. Nuk e dime nese do te jete lojtari yne. Megjithate mund te luaj kudo.”

Barazimi per 1-1 me golin e Zanettit ne fund ka qene Inter-Roma e fundit me ju ne kampionat, cfare kujtimesh keni nga keto sfida?
“Ne keto 10 vite Roma ka qene nje skuader e madhe, tani ka probleme por ka lojtar te mire. Do te jete e veshtire sepse Roma duhet te marr perseri vendin e dyte.”

Per heren e pare keni folur per shpresat e pakta per Europen?
“Nuk varet vetem nga ne, mund te fitojme por perpara ka shume skuadra. Derisa te kete pike ne dispozicion shpresa duhet te jete, pas 2-3 ndeshjeve do te vleresojme ku jemi. Sot duhet te mendojme qe te fitojme neser, kjo jave eshte e rendesishme me 3 ndeshje ne 7 dite.”

Si e sheh te ardhmen e Dodo, Juan e Nagatomo, duke pare qe eshte ne ardhje e siper nje lojtar tjeter ne ate rol? Toulalan nuk vjen, cili eshte profili i mesfushorit qe te pelqen? Thiago Motta eshte ne liste?
“Veshtire te flitet per mbrojtjen, Murillo do te jete pjese e skuadres gjithashtu. Per te tjeret eshte heret, ashtu si per mesfushoret. Nuk e dijme si do te zhvillohet merkato, duke pasur lojtar te mire do t’i shkonte mire cdo trajneri sepse i japin nje dore te gjith skuadres.”

Ne te kaluaren kane ardhur lojtar te lire qe pastaj jane bere te medhenje, edhe ne vere pervec emrave te medhenje, mund te behet nje pune e tille?
“Sigurisht, sot eshte edhe me e rendesishme te gjesh lojtar qe kushtojne me pak dhe qe jane me pak te njohur, qe mund te rriten dhe te behen te rendesishem per Interin ne pak muaj. Puna eshte bere edhe ne situata te tilla.”

Vidic eshte nje note pozitive ne ndeshjet e fundit, cfare ka ndodhur? Dyshja me Ranocchian mund te konfirmohet edhe vitin e ardhshem?
“Vidic ka qene mire fizikisht, nje lojtar me moshen e tij duhet te jete gjithmone ne maksimum per te dhene me te miren. Per te ardhmen do te jene te rendesishem te dy, por eshte e veshtire te thuhet sot se kush do te vij ose kush do te largohet dhe te gjithe duhet te japin maksimumin per t’u konfirmuar.”

Ne perfundim, Mancini kerkon fjalen per nje mesazh: “Dua t’i bej komplimente tifozeve per koreografine ne derby, nese futbolli do te ishte gjithmone keshtu do te ishte me i bukur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.