4,026 views
Gattuso: “Interi meritonte finalen e Championsit ne 2003! Zanetti? Kur luaja kunder tij…”
Gennaro Gattuso, protagonist se bashku me Javier Zanettin ne intervisten per Sony Xperia ka folur per gjysme-finalen e Championsit ne vitin 2003, duke pranuar se Interi meritonte finalen:
“Interi meritonte te kalonte ne finale te Champions League ne sezonin 2002-03. Por ne futboll nuk fitojne gjithmone me te fortet, ndonjehere duhet edhe fat. Ndonjehere episodet vendosin fatin e nje klubi ose te nje lojtari”.
Pastaj ai flet edhe per kapitenin legjendar zikalter, duke kujtuar sfidat qe karakterizonin Derbyn e Madonines.
“Javier Zanetti? Shume i forte, kur luaja kunder tij nuk arrija te flija dot!”.