NOTAT e Roma-Inter: Handanovic super, Banega ndricon, mbrojtja loder. Salah vallezon me Santon…
Interi humbet keshtu 2-1 ne Olimpico keshtu nje ndeshje te cilen fare mire mund ta kishte kthyer ne favorin e saj. Nderkohe, keto jane notat e lojtareve pas ndeshjes se sotme:
HANDANOVIC 7 – Pret gjithcka cfare mund te pritet, pret edhe ate qe smund te pritej ndaj Dzeko, per pak shpeton porten edhe nga goli i Manolas.
ANSALDI 5 – Nga minuta e pare kesaj radhe, nuk i takon as ndeshja me e lehte e as kundershtari me i lehte. Vuan shume ndaj Perottit.
MIRANDA 5 – Dzeko luan ndeshjen e jetes sot, te pakten qe kur eshte ne Serie A. Nuk arrin ta mbylle asnjehere dhe duele fitoi pak.
MURILLO 5 – Kur eshte nga ana e Salah, eshte nje dhimbje koke per cdo tifoz zikalter, De Boer dhe shoket e skuadres. Shume dobet.
SANTON 4 – Salah e ben ti meren mendte. Nuk e shikon kurre, ndersa ne ato raste qe e shikon kane kaluar 15 sekonda tashme. Nate vuajtjesh per Daviden.
JOAO MARIO 5,5 – Nuk ishte mire dhe dukej. Luan por tenton te mos e sforcoje pulpen, gje qe e ben te beje nje paraqitje jo te nivelit te tij. Rekuperoi ne minutat e fundit por nuk ishte Joao Mario i vertete ky sot ne fushe.
MEDEL 6 – Merr fryme lirisht kur shikon Joao Mario afer tij. Por duhet te perqendrohet te luftoje, te avancoje e te pasoje sakte. Nuk shkelqen por as nuk zhgenjen.
CANDREVA 6 – Tenton te beje mire, shoket e skuadres do i kene thene te tentoje te dribloje Joan Jesus si te mos ishte nje e neserme. E ben por humbet nje gol te cmendur. Gjysem vote me pak vetem per kete.
BANEGA 7 – Ndricon. Duket menjehere qe e ka kemben e nxehte, goli eshte vetem dhe thjesht pasoja. Eshte absolutisht drita qe ndricon kete skuader.
PERISIC 5,5 – Bruno Peras mund te jete nje lojtar qe ne sulm luan mire, por ne mbrojtje vuan shume, por kroati nuk arrin te shkelqeje ne asnje moment.
ICARDI 6 – Ndeshje e vuajtur, me beteja por qe nuk e nxjerr asnjehere peprara porte. Assisti per Banega ishte perfekt e keshtu kemba e tij nuk mungon asnjehere tek golat e Interit.
GNOUKOURI 5,5 – Humbet nje gol e i bashkohet ‘festes’. Ne kompleks nuk i jep lojes ndonje ndryshim.
NAGATOMO 6 – Ndeshje pozitive per japonezin. Me hyrjen e tij pati me shume levizshmeri skuadra ne fazen sulmuese.
JOVETIC 5 – Hyn por duket sikur ka zene pak ndryshk. Faulli i tij teresisht i panevojshem solli golin e Romes. Nuk duket pothuajse fare ne fushe.
DE BOER 5,5 – Kete here nuk bind ne te gjiteh ndeshjen. Santon tek Salah eshte nje ndeshje e humbur qe ne fillim, me pas zgjedh dy desparacidos si Nagatomo dhe Joveic, duke zgjedhur te luaje me Ansaldin dhe Joao Mario nga fillimi e duke i dhuruar vetes detyrimin e dy zevendesimeve te detyruara. Por gjeja pozitive eshte se skuadra luan futboll te bukur dhe ka prespektive. Krijon shume por perqindja e realizimit eshte teper e ulet.