Pioli e ka vendosur modulin, do te luaje me 4-3-3. Medel dhe Banega…
Pervec se te kerkoje pak qetesi, dhe nje loje me te ekuilibruar, Stefano Polit, do i duhet te dije edhe te drejtoje mire skuadren ne kete aventure te re tek Interi.
Skuadra aktuale eshte pak e ekzagjeruar ne kete moment (29 lojtare ne dispozicion dhe merkato hapet pas dy muajsh ne Janar) dhe garanton shume alternativa.
Por sipas Gazzetta dello Sport, Pioli e ka vendosur qe tani se si do te luaje Interi i tij dhe moduli i zgjedhur eshte 4-3-3 dhe pak me vone ndoshta mund te besoj edhe tek 4-2-3-1 qe i dha mjaft lumturi ne Rome tek Lazio.
Mauri i tij tek Interi do te jete Banega, ndersa Biglia do te jete Medel, ose me sakte nje lojtar me karakteristika komplet te ndryshme por i rendesishem njesoj per sa i perket ekuilibrit. Ne pritje per te pare, nje dite, edhe mbrojtjen me 3. Gasperinit i shkoi keq ndersa De Boer i vuru vizen menjehere, thjesht sa per ta kujtuar se ky modul Interistave nuk i ka sjelle kenaqesi asnjehere…