Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

779 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ky Skriniar eshte nje gjigand, por askush te mos e prek Mirandan!

Bujar Berishaj

Perkrahe ka nje kolos, te tille qe syte nuk t’i shohin shpesh. Ne ardhje eshte nje tjeter mbrojtes (fjala eshte per De Vrij) me te cilin nuk behet shaka. Ne anen e tij nje palmares si jo te gjithe tjeret, eksperience nderkombetare per t’iu ligjeruar me te rinjeve, nje rrugetim zikalter qe nuk mund te quhet negativ, por i shoqeruar shpesh nga shoke qe nuk kane qene ne lartesine e tij dhe renie kolektive por ai perseri ka qene nga me te miret.

Tani, serish nje rendiment i larte, si protagonist i heshtur i nje mbrojtje qe ka gjetur me ne fund soliditetin. Dhe pas gjithe ketyre rreshtave, ka nje pyetje. Cila do te jete e ardhmja e Joao Miranda?

Ndoshta kontrata e tij mund te na zbuloj me shume rreth kesaj pyetje, duke pare se skadon ne 2019. Nje rikthim ne vendlindjen e tij per etapat e fundit te karrieres apo nje qendrim ne kontinentin e vjeter per t’i dhene akoma fushave europiane. Ai ka perseritur ne daljet e fundit se deshiron te qendroj deri ne ate date ne kontinentin e vjeter para se t’u bashkohet ngjyrave te dashura per te, ato te Sao Paolo.

Ne anen tjeter thashethemet e merkatos e japin si te dyshimte te ardhmen e tij, Interi mund te vendos te pershpejtoje te ardhen e tij duke e shitur kete vere per te fituar ndonje para ne vend se ta humb nje mbrojtes te tille me parametra zero veren e ardhshme. Edhe ditelindja e tij ne shtator (kur do te mbush 34 vjet) mund te shtyj dirigjencen zikalter rreth nje opsioni te tille.

Por a do t’ia vlente nje shitje e Mirandas kete vere? Spalletti duket se nuk e mendon keshtu. Dje tekniku ka folur per mbrojtesin e tij pas ndeshjes dhe nuk duket shume i bindur per nje largim te tij, sepse po flasim per nje mbrojtes qe eshte titullar me Brazilin perkrah nje Thiago Silva. Por para te gjithash, Miranda eshte i rendesishem per Interin. Ndoshta tifozet zikalter vemendjen me shume e kane te Skriniar, mbrojtesi sllovak qe ka rrembyer zemrat e te gjithe interisteve. Por se bashku me te eshte nje mbrojtes i heshtur, me intelegjence superiore dhe aftesi qe tashme i njohim te gjithe.

Eshte e vertete, eshte e veshtire te mendosh per nje Stefan De Vrij si rezervist tek Interi, nje dyshe ne mbrojtje me Skriniar te ben te enderrosh qe tani. Por, pas tyre duhet dikush si Miranda. De Vrij eshte nje mbrojtes i madh, por qe edhe demtohet shpesh dhe nje mbrojtes si Miranda, ne nivelin e atyre qe do te luanin titullar dhe aspak inferior do te ishte dicka shume e nevojshme kur konsideron edhe faktin qe Interi sezonin e ardhshem do te jete i impenjuar ne tre fronte. Kur flasim per tre fronte shtohet edhe Champions League. Nje kompeticion qe Miranda e njeh me mire se te gjithe shoket e tij.

Se bashku me shpresen qe Cancelo e Rafinha do te blihen, me mbrojtjen qe do te jete, askush te mos e harroj Joao Mirandan. Humbja e tij do te ishte dicka e rende per Interin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.