Corriere dello Sport – Dembele preferon Interin para Juves e Napolit. Strategjia zikalter eshte…
Mousa Dembele deshiron Interin.
Corriere dello Sport nuk ka dyshime mbi kete dhe shpjegon: “Per anglezet e Tottenham ka nje oferte kineze prej 35 milione euro por Interi mbeshtetet mbi nje strategji dy vjecare qe do e dergonte lojtarin te Jiangsu pas dy vitesh”.
Keshtu do te niste nje sinergji me klubin tjeter te Suning kurse ne anen tjeter e vetmja hipoteze qe Dembele te qendroj te Angli eshte nje rinovim deri me 2022.
Gazeta romane Corriere dello Sport gjithashtu thote se ekziston edhe pista qe dergon te Vecino, ne nje shkembim eventual te mesfushoreve.
Dembele do te preferonte Interin para Napolit dhe Juventusit, ashtu sic eshte perseritur edhe nga agjentet e tij ne zyret zikalter.
Dy klubet, pra Juve e Napoli, nuk duken aq te interesuara ashtu sa Interi. Spurs nga ana e tyre vazhdojne te kerkojne 30 milione euro, Interi ne kete shifer nuk arrin. Po negociohet.