Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

710 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Perisic dhe Brozovic qendrojne. Do flasim per rinovimin me Icardin. Per Malcom ju them…”

Ausilio: “Perisic dhe Brozovic qendrojne. Do flasim per rinovimin me Icardin. Per Malcom ju them…”
Bujar Berishaj

Piero Ausilio ka folur sonte poshte zyrave te Interit pas nje dite intensive qe ka perfshire ardhjen e Nainggolan dhe takimin me Spallettin.

Drejtori sportiv zikalter eshte ndalur duke folur per gazetaret e pranishem aty. Keto jane temat per te cilat ka folur:

TIFOZET DHE NAINGGOLAN – “Entuziazmi i tifozeve nuk ka se si te jete ndryshe, Nainggolan eshte nje lojtar i rendesishem qe ka qene gjithmone vendimtar kur ka luajtur te Roma. Po flasim per nje top lojtar, shume te rendesishem. Neser kur te jete zyrtare mund te themi dicka me shume”.

TAKIMI ME SPALLETTIN – “Ketu ishim per te folur me Radjan por edhe me Spallettin per ate se cilat mund te jene strategjite deri ne fund”.

MALCOM – “Eshte lojtar i nje skuadre tjeter dhe kur eshte situata e tille vetem mund te monitorohet. Do te shohim pastaj nese do te kete zhvillime, per te ashtu si per te tjeret”.

RINOVIMI I ICARDIT – “Icardi ka kontrate edhe per tre vite. Nuk jemi fshehur kurre, une fillimisht kam thene gjithmone qe do te ulemi ne tavoline per te diskutuar nje tjeter kontrate dhe keshtu do te jete, por tani jemi te perqendruar ne gjera tjera. Pastaj me qetesi do te bejme edhe rinovimin sic edhe eshte i drejte”.

PLUSVALENCAT – “Jemi te qete, kemi punuar shume por mungon edhe pak. Nga ketu deri me 30 qershor kemi edhe disa dite”.

RINOVIMI I SPALLETTIT DHE DEMBELE – “Sot teme diskutimi ishte Nainggolan dhe dicka qe do te bejme ne ditet e ardhshme. Sa i perket Dembele ju thuani gjithmone shume emra, kemi nevoje per disa lojtare, ndoshta tre. Jo me shume. Nese do ishte sic do thuanit ju do te nenshkruanin me 30 lojtare”.

PERISIC DHE BROZOVIC – “Do te qendrojne ketu per te luajtur ne Champions League”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.