1,245 views
Mazzarri: “Inter, te rinisemi nuk do te jete e thjeshte. Kur kam lene Napolin..”
I ftuar sot ne mengjes ne ‘Capo d’Orlando’ ne Sicili, per te mare nje cmim nga kryebashkiaku Enzo Sindoni, Walter Mazzarri ka komentuar eksperiencen e tij tek Napoli dhe punen qe e pret tek Inter: “Me Napolin kam kaluar 4 vite te mrekullueshme dhe zgjedhja per te lene klubin me ka krijuar nje konflikt te brendshem te madh. Kur kam vendosur te largohem nga Napoli nuk kisha akoma asnje kontakt me Interin.” Por me vone nuk ka ditur ti rezistoje edhe pse “pas gjithe asaj qe ka ndodhur tek Interi vitin e kaluar, nuk do te jete aspak e lehte te rinisemi.”