Inter, agjenti i Vidal flet hapur: “Zerat e largimit? Ja cfare po ndodh. Ta keni te qarte qe ai nuk…”
Ne oret e fundit kane dale disa zera te rendesishem per sa i perket skenareve te se ardhmes se Arturo Vidal.”
Ai eshte afruar me klube si Galatasaray, Marseille dhe Flamengo, dhe zerat sa vjen e behen me te shumte.
Por diten e sotme ka menduar te nderhyje agjenti i lojtarit, Fernando Felicevich, i cili ka dashur qe te tregoje situaten qe ai po kalon.
“Zerat per largimin e tij? Une ju them se Arturo nuk shkon askund. Eshte normale qe nje lojtar i nje niveli si Vidal te kete propozime te ndryshme.”
“Por per te nuk ndryshon asgje. Ideja e vetme qe ai ka tashme ne mendje eshte ajo qe te fitoje kampionatin me Interin.”
“Por pas kampionatit, ai deshiron te fitoje edhe Champions League me fanellen e zikalterve ne sezonin e ardhshem.”
“Programi i rikthimit te tij po ecen mire, shume shpejt do te jete ne fushen e lojes per te dhene kontributin e tij per skaudren.”
“Por ta keni te qarte se Arturo Vidal nuk leviz nga Interi. Ai deshiron te fitoje me kete fanelle, prandaj ka ardhur ketu.”