Gazzetta frikeson: “Inter eshte ne ankth per gjendjen e nje lojtari. Doktori i skuadres ka paralajmeruar…”
Per fat te mire, testet e bera per Edin Dzeko diten e djeshme ne Kombetare kane perjashtuar ndonje terheqje muskulore.
Keto teste kane ardhur menjehere pas derbit, ku lojtari ishte detyruar qe te ngrinte flamurin e bardhe dhe te dilte per nje shqetesim en kofshe.
Por alarmi eshte terhequr sepse lojtari nuk ka pasur asnje terheqje te shkalles se pare apo te dyte por vetem nje shqetesim muskulor.
Gjithesesi, Interi eshte shume e shqetesuar per te dhe doktori i klubit zikalter ka kerkuar qe lojtari te mos “keqperdoret” ne kombetare.
“Sipas stafit mjekesor te Interit qe drejtohet nga doktor Piero Volpi, ashtu si ndodh gjithmone ne raste te tilla, lojtari ka nevoje per nje qetesi totale per disa dite.”
“Ai eshte futur ne kontakt me koleget e Kombetares se Bosnjes per te treguar se kush eshte rruga me e mire qe duhet te ndiqet per te.”
“Problemi qe Dzeko ka pasur ne fushen e lojes ka qene edhe me i rende se ai i Barella dhe nese nuk do te perdoret me kujdes, ai rrezikon nje demtim te gjate me pas.”
“Per kete arsye Volpi ka kerkuar nga Bosnja qe lojtari te perdoret me shume kujdes. Problemi eshte se Dzeko ne kete moment eshte thelbesor per Interin dhe nje demtim i tij do te demtonte shume klubin e Interit.”