Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

161 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS – Genoa tenton sulmin ndaj forteses San Siro, por Interi eshte vdekjeprures kur…

GdS – Genoa tenton sulmin ndaj forteses San Siro, por Interi eshte vdekjeprures kur…
Ardis
  • On 03/11/2018, 14:19

Fortesa San Siro po pergatitet ndaj nje sulmi te ri. Ne tribunat e San Siros do te jene 65 mije spektatore dhe po presin super ndeshjen e te martes kunder Barcelone-s, dhe Inter-i duhet ta mbroje fortesen nga Genoa.

“Skuadra e Spalletti-t eshte ne vrap e siper dhe ka fituar 6 ndeshje te njepasnjeshme ne kampionat; ndersa skuadra e Juric ka perfomuar nje poker ndeshjesh pa rezultate pozitive, dhe akoma nuk ka fituar”.

Ne kete menyre Gazzetta dello Sport prezanton ndeshjen midis zikalterve dhe kuqebluve. “Inter-i behet vdekjeprures kur ndeshja behet e ashper, ose ndryshe ne pjesen finale te ndeshjeve; 5 gola jane realizuar nga minuta e 76′ deri ne minuten e 90′, per me teper kane realizuar 2 gola ne kohen shtese”.

“Kjo performance nuk eshte ne te njejtin drejtim per Genoa-n, qe nga minuta e 76′ e me pas ka arritur te realizoje gol vetem nje here – shkruan Gazzetta dello Sport -. Por kesaj rradhe kush do te jete protagonist? Mauro Icardi, qe ndaj Genoa-s i ka shenuar 3 gola, duke perfshsire dhe golin e pare ne Serie A ne nje derby me nentor 2012, do te jete pushim ne prag te ndeshjes kunder Barcelone-s, duke i lene hapesire shokut te tij Lautaro Martinez”.

“Mbas tij, i pari bomber kunder kuqebluve eshte Marcelo Brozovic, qe ndaj Genoa-s ka realizuar 2 gola. Ne shtepine e Genoa-s komandon ish lojtari zikalter Goran Pandev, tashme 4 gola te realizuar kunder Interi-t me pas Romulo (2 gola)”.

“Dhe do te jete shume interesante perballja midis Krzysztof Piatek dhe mbrojtjes zikalter, mbrojtja qe ka pesuar me pak gola ne Serie A, me 6 gola pasiv dhe asnje gol te pesuar nga goditjet me koke”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.