Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,577 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ausilio: “Chuchu do te largohet, Ranocchia jo. Mazzarri ka mare kohe. Ne sulm…”

Ausilio: “Chuchu do te largohet, Ranocchia jo. Mazzarri ka mare kohe. Ne sulm…”
Inter Club Staff

Ne vigjiljen e Chievo-Inter, ndeshjen e fundit te sezonit, Walter Mazzarri i la karrigen e salles se shtypit ne qendren sportive Appiano Gentile drejtorit teknik Piero Ausilio. Keshtu drejtuesi i Interit ka bere bilancin e sezonit perpara gazetareve. Ja fjalet e tij.

Nje bilanc per sezonin?

“Jane konfirmuar lojtare qe nuk kishin bere mire sezonin e fundit.”

Mazzarri?

“Duhet te pyesni edhe ate, sepse ai ndoshta eshte pyetur dhe ka mare nje pause. Me Mazzarrin flitet per staff, per skuadren dhe per shume gjera qe duan kohe te programohen dhe te behen mire, e kur te gjitha keto gjera te jene mbi tavoline atehere do te jete e detyrueshme te qendroje.

Cambiasso?

“Me Esteban une flas cdo dite, kemi nje raport tej fushes. Kete mengjes kemi pasur nje moment paksa zyrtar, kemi folur per kontraten. Per motive strategjie te klubit dhe rinovimit te moshes se ekipit, Interi deshiron te nise nje cikel te ri, nuk folem aspak per motive ekonomike, sepse nuk ju ofrua nje kontrate e re. Ai priti Interin deri me sot, por Interi sic e thash me lart deshirion te nise gjithcka nga e para. Nuk po ndahemi keq me te, ai e ka te hapur deren ne te ardhmen tek klubi qe i dha gjithcka.”

Ranocchia?

“Ai eshte nje genjeshtar sepse nuk hyjne telefonatat ne pune me te(qesh). E di mire qe ne besojme tek ai. Deshirojme te vazhdojme raportin me te dhe te ndertojme te ardhmen sebashku. Tashme duhet te firmose ai.”

Pra Mazzarri do te rinovoje?

“I kemi propozuar rinovimin edhe per nje vit tjeter. Kemi nisur te flasim, nuk besoj se do te na duhet shume pune per te gjetur gjuhen e perbashket. Nuk ka probleme te punoje edhe pse eshte ne skadence kontrate. E rendesishme per te eshte qe te kape objektivat qe i jane vene, dhe me pas do te gjejme nje marveshje per te vazhduar.”

Mungese e “Tripletistave”?

“Kur heq dore nga futbollista kaq te rendesishem dhe keta ishin futbollista qe kane fituar gjithcka, duhet te mendojme se klubi duhet te kete mare pergjegjesine per ti zevendesuar dhe te hape nje cikel te ri.”

Cfare do te behet me ta?

“Zanetti do te kete nje rol shume te rendesishem si drejtues. Do te jete nje referim per tifozet, per te gjithe dhe do te kete detyra te rendesishme. Te zevendesosh tre lojtaret e tjere nuk do te jete e thjeshte. Te gjesh lojtare si ata nuk eshte aspak e thjeshte. Duhet te shpresojme ti gjejme dhe ti ndertojme ne shtepi. Jane disa lojtare qe per moshe dhe eksperience mund ti afrohen pak dhe te kerkojne te behen protagoniste.”

Vershellimat ndaj Mazzarrit?

“Publiku i San Siros duhet te respektohet. Vershellimat nuk i kam degjuar, dhe ne fund kemi gezuar per fitoren sepse arritem objektivin dhe vershellima nuk pati shume.”

Te rinjte qe do te rikthehen?

“Ka disa norma te cilat duhet te respektojme, por jemi te bindur se disa nga djemte tane meritojne te rikthehen ne Pinetina. Sinqerisht une nuk i di akoma emrat dhe akoma nuk kemi folur me tranjerin, por me pas do te vendosim ne baze te merkatos hyrese.”

Me 9 korrik skuadra do te jete ndertuar e gjitha?

“Do te jete nje merkato e ekuilibruar, do te kete blerje te bazuara edhe tek shitjet. Edhe shkembime ndoshta, por ka disa pasiguri ne shume pankina ne europe keshtu qe disa lojtare do e vendosin vone ndoshta nese do te largohen ose jo.”

Alternativa nese largohet Mazzarri?

“Nuk ka probleme me te dhe me shume mundesi do te rinovoje shume shpejt. Do te jete tranjer i Interit pavarsisht kesaj gjithesesi.”

Bilanci pozitiv?

E veshtire te arrijme nje bilanc pozitiv dhe te riforcojme skuadren.”

Alvarez do te shitet?
“Kur i referohem merkatos pas Boterorit mendoj mbi te gjitha per skuadrat e tjera qe duhet te marrin vendime per te fituar te ardhura. Ricky ka dy vjet kontrate dhe ne nuk duam te privohemi. Deri me sot nuk kemi marreveshje per rinovim, por jemi takuar dy here, nje tratative mund te zgjate pak me shume dhe agjenti i tij punon ne Argjentine. Kur te vije do te bejme permbledhjen e situates.”

Kapiteni i ardhshem?
“Neser do te jete Zenetti akoma kapiten, por per kete nuk kemi menduar dhe do te mendojme me vone. Ranocchia eshte nje kandidat serioz per vlerat qe ka, qe pasqyrojne ato te Interit dhe te kapitenit te meparshem.”

Milito?
“Ka ngelur shume i lidhur me ngjyrat e Interit, ka disa kohe qe flitet per ndryshim dhe shpresoj qe ai te jete protagonist neser. Meqe ra fjala tek sulmuesit, do te marrim nje te ri dhe nje tjeter qe do te zevendesoje Militon.”

Mesatarja e moshes?
“Nuk do te bej merkaton me makine llogaritese, nese eshte nje lojtar 30-vjecar qe ka karakteristikat qe kerkojne, do e marrim.”

Tom Ince?
“Nuk eshte akoma e bere. Ka shume kuriozitet per skuadren qe ka qene edhe e babait te tij. I kemi folur per projektin tone, per idete tona dhe po presim pergjigjen e tij.”

Nilton?
“Eshte nje lojtar si te tjeret qe po ndjekim.”

Sektori i te rinjve?
“Eshte nje sektor qe funksionon prej vitesh, na ka dhene gjithmone kenaqesi dhe do te vazhdoje ta beje ne te ardhmen e afert.”

Erkin?
“Eshte emri i nje lojtari qe po e ndjekim. Do te marrim nje lojtar te krahut te majte.”

Do te perfundohet sezoni me Mazzarrin ne skadence kontrate?
“Mazzarri ka treguar qe mund te beje mire, tek Napoli. Te stimulon shume dhe rrit urine e vetes dhe te lojtareve per te arritur objektivat. Nese mund te jap ndjesine time, eshte qe do te rinovojme kontraten.”

“Emrat qe thuhen tani nuk duhet te krijojne asnje iluzion per tivozet, nuk duam te terheqim vemendjen e mediave dhe tifozeve. Por nuk dua ta shkeput idene e nje Interi te madh. Mund te krijohet nje Inter i madh edhe pa emra te caktuar, duke u munduar te gjejme lojtaret e kerkuar nga Mazzarri dhe lojtare me personalitet dhe karizem. Jam me i shqetesuar per t’u marre me kete ceshtje.”

Livaja?
“Jemi te merzitur sepse mendonim se mund ta benim te rritej tek Atalanta. Mendonim per nje rikthim ne kohe te shkurter. Mendonim se kishte gjithcka per te arritur nje nivel te caktuar. Por ka qene konstant ne nje menyre sjelljeje qe kane ngadalesuar rritjen e tij. Mundesia ekonomike eshte e vlefshme gjithsesi, kemi bere nje plusvalence.”

Jonathan do te rinovoje?
“Edhe ai ne ditet e ardhshme do te kete nje takim me shoqerine. E perjashtoj qe ne takimin e pare do te arrihet nje zgjidhje, do na duhet koha e nevojshme per te programuar nje te ardhme dhe me te.”

Rolando?
“Duam ta mbajme, por nuk duam qe dikush te na veje me shpatulla pas muri nga kjo situate. Duam te vazhdojme me te, por nuk eshte e thjeshte tratativa me Porton. Shpresojme qe deshira e tij dhe e jona mund te mbizoteroje per te bere nje operacion ne parametrat qe mund t’ja lejojme vetes.”

Campagnaro?
“Cili eshte problemi i tij? Rendimenti? Arsyen e gjej mbi te gjitha tek problemet e perseritura fizike ne momente percaktuese per Interin, pjesa tjeter nuk me intereson aspak. Eshte i integruar me grupin, ka nje raport te shkelqyer me trajnerin, dhe lojtaret e tjere qe kane luajtur kane bere mire. Kush ben mire, eshte e drejte qe te vazhdoje te luaje dhe mendoj se pergjigja ka qene e kenaqshme. Do te luaje nje Boteror dhe do te jete ne dispozicion kur te kthehet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.