Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,972 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin i jep doren Interit. Por eshte akoma ne merkato. Ausilio: “Na behet qejfi qe po stervitet”

Guarin i jep doren Interit. Por eshte akoma ne merkato. Ausilio: “Na behet qejfi qe po stervitet”
Xhorxh Gellci

Fredy Guarin dhe Inter, prova pajtimi. Mesfushori kolumbian, i ka kerkuar dje ne telefon shoqerise qe te kishte mundesi te stervitej sot ne mengjes.

Guarin eshte prezantuar me perpikmeri ne Appiano Gentile dhe ka patur mundesi te flase me Walter Mazzarrin, para se te zbriste ne fushen e stervitjes. Me pas ishte i parashikuar edhe nje bashkebisedim me Piero Ausilio.

Ndersa Ausilio, drejtori sportiv zikalter, ka komentuar keshtu zgjedhjen e kolumbianit: “Na ka kerkuar dje te stervitje. Kam lajmeruar menjehere trajnerin. Ne na behet shume qejfi, eshte nje lojtar i Interit dhe duam qe te jete mire. Ka folur me Mazzarrin, dhe me vone do i flas dhe une.

Nderkohe Fredy nuk e di akoma cfare do te ndodhe me te deri ne 31 janar. Edhe pse per momentin eshte larg Interit, nuk eshte e thene qe do largohet me patjeter. Dhe nese do te qendroje, i takon atij te rregulloje raportin me tifozet…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.