
Ausilio se shpejti ne takim me agjentin e Joao Cancelo! Do te flitet per…
Joao Cancelo po tregohet nje lojtar shume i rendesishem per Interin e Spallettit edhe pse eshte vetem nje mbrojtes krahu.
Shume nga manovra zikalter ne sulm varet nga ai. Depertues ne krahun e djathte, krosime, driblime, saktesi, shpejtesi dhe nderhyrje. I ka te gjitha. Dhe Interit nje lojtar i tille, qe i mungon prej vitesh, nuk mund t’i ik nga dora.
Keshtu drejtori sportiv Piero Ausilio, shume shpejt do te takohet me agjentin e lojtarit Jorge Mendes ne Appiano Gentile.
Sipas calciomercato.com, Ausilio duhet te gjej nje akord, me shifra me te larta, per blerjen e portugezit e pastaj te negocioj edhe me Valencian me numrin 7 zikalter qe per momentin fiton rreth 2 milione euro.
Por meqe po tregohet nje lojtar kyc per Spallettin rroga e tij duhet rritur per t’u barazuar me ate te lojtareve top.