Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 30, 2020

Scroll to top

Top

936 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Nuk do ndryshojme asnje presje ne marreveshjen per Cancelon. Por nese Interi do…”

“Nuk do ndryshojme asnje presje ne marreveshjen per Cancelon. Por nese Interi do…”
Bujar Berishaj

Lajme jo te mira per Interin rreth Joao Cancelo.

Mateu Alemany, drejtor gjeneral i Valencias, ka folur ne nje konference per shtyp ku ka diskutuar rreth merkatos dhe operacioneve me Interin per Kondogbia e Cancelo.

Menaxheri eshte pergjigjur shkurt dhe qarte ne nje pyetje per francezin: “Nuk e kemi shfrytezuar akoma te drejten e blerjes per Kondogbian por do e bejme. Interi e di”.

Pra, asgje e re ne kete front, me mesfushorin qe do te qendroj te Valencia ne kembim te 25 milione eurove.

Asnje hapesire per manovrim, nderkohe, per Interin qe donte te diskutonte akordin per Cancelon dhe ta blej. Ne kete front, Alemany nuk eshte se jep lajme te mira:

“Interi eshte i interesuar per Cancelon, mund ta blej deri me 31 maj dhe ka kohe per te vendosur. Por nuk do te ndryshojme kushtet e marreveshjes. Nuk do te ndryshojme as edhe nje presje tek puna e pageses”.

Ne fund, duket se Alemany po shpreson qe Interi te heq dore nga 25% e parave te nje shitje te ardhshme te Kondogbias nga ana e Valencias, te pakten keshtu mund te thuhet nga ajo qe ka folur:

“Nese Interi do te negocioj per Cancelon atehere duhet ta bej edhe per Kondogbian. Por nuk ka asnje diskutim per momentin”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.