Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,032 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Bookies – Lazio-Inter, skuadra e Inzaghit e nis lehtesisht favorite: ja koeficentet

Bookies – Lazio-Inter, skuadra e Inzaghit e nis lehtesisht favorite: ja koeficentet
Inter Club Staff

Interi do te luaje ndaj Lazios te dielen ne oren 20:45 nje ndeshje direkte qe do te vendose perfundimisht skuadren qe do te marre pjese ne Champions Leaguen e sezonit te ardhshem.

Zikalterit do te perballen me Lazion e cila dje barazoi me rezultatin 2-2 nje ndeshje ndaj Crotones qe shume e kishin menduar si te fituar.

Interi kishte humbur nje dite me pare ndaj Sassuolos ne menyre surprize me rezultatin 1-2 perpara tifozeve te saj.

Ne kete ndeshje po lufton qe te jete Roberto Gagliardini dhe Joao Miranda, te dy me probleme fizike. I pari ka pasur nje terheqje muskulare dhe po tenton qe te rekuperohet ne kohe ndersa i dyti vetem nje shqetesim dhe do te jete me siguri.

Por edhe Lazio pritet te kete mungesa me Immobile dhe Luis Alberto qe me shume mundesi do te mungojne.

Keshtu, pikerisht per kete ndeshje kane dale koeficentet nga specialistet e basteve te cilat nuk e shohin Interin favorite por Lazion lehtesisht favorite.

Duket se nga Bookmakers ka shume ekuiliber per kete ndeshje.

Nje fitore e Lazios ne Olimpiko kuotohet me koeficentin 2,40.

Nje barazim (qe eshte totalisht i padobishem per skuadren e Spallettit) kuotohet me koeficentin 3,40.

Ndersa per sa i perket fitores se Interit, ajo kuotohet me koeficentin 2,90.

Nderkohe, mendohet se do te kete nje ndeshje me gola sepse koeficenti per 3 ose me shume gola eshte vetem 1,75, ndersa qe skuadrat do te shenojne te dyja eshte vetem 1,60. 2-1 per skuadren e shtepise kuotohet me koeficentin 8 ndersa nje fitore 0-1 e Interit me koeficentin 10.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.