Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

516 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Obinna: “I kam borxh gjithcka Interit. Shpresoj te shkojne ne Champions. Prapaskena me Ausilio dhe Mou…”

Obinna: “I kam borxh gjithcka Interit. Shpresoj te shkojne ne Champions. Prapaskena me Ausilio dhe Mou…”
Bujar Berishaj

“I kam borxh gjithcka Interit sepse ne 2008 me ka sjellur ne Itali. Shresoj te kualifikohen ne Champions, sepse ne fund te fundit ndeshjet me mira i kane bere ne transferte”.

Jane keto fjalet qe thote Victor Obinna, ish-lojtar i Interit, ne nje interviste per Gazzetta dello Sport.

Dhe kur e thote dikush qe ka punuar me Mourinhon, nuk eshte pak…
“Ai eshte me i miri. Nuk kam gjetur kurre asnje trajner te tille. Nxjerr me te miren nga skuadra. Merrte te gjithe presionin mbi shpatulla qe grupi te ishte i qete. Me ka dhene shume besim edhe pse ne ate skuader kishte shume kampione. Nuk do e harroj asnjehere debutimin si titullar me gol ne Roma-Inter”.

Ashtu sic nuk mund te harroj dopieten me Chievon kur ne majin e 2014 i prishi ndeshjen e fundit me Interin heronjeve argjentinas te Tripletes, Cambiasso, Milito, Samuel e Zanetti…
“Cfare mbremje! Ne fund erdhi Ausilio te une dhe me goditi ne koke duke bere shaka dhe me tha: ‘E di cfare ke bere, jo nje gol por dy ne ndeshjen e gabuar’…”

Icardi meriton nje vend te Argjentina?
“Me shume nuk mund te bente. Por e dime qe ne fund do te shkojne te zakonshmit si Messi, Aguero dhe Higuain. Duke pare ekipin e Argjentines, Mauro duhej te lindte portier… Ose ne nje epoke tjeter”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.