Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,513 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Flet Ausilio: “Ju tregoj gjithcka: Nga Champions tek situata e Cancelo dhe Rafinha si edhe…”

Flet Ausilio: “Ju tregoj gjithcka: Nga Champions tek situata e Cancelo dhe Rafinha si edhe…”
Inter Club Staff

Interi rikthehet perseri ne Champions League pas gjashte vites mungese. 

Pikerisht per kete por edhe per shume te tjera, Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit ka folur per Radio Rai:

“Jeta ka ndryshuar dje ne darke? Mund ta themi ‘pjeserisht’, eshte normale qe Champions sjell entuziazem dhe kenaqesi. Pastaj ne nivel ekonomik ndryshojne gjreat me dhjetra milione. Eshte e vertete qe duam ti japim vazhdueshmeri projektit Inter, ka qene nje vit pozitiv, si puna e Spallettit dhe e djemve. Nga aty do te ndertojme nje Inter me te mire, me me shume force.”

Icardi qendron?

“Nuk ka asgje per te diskutuar ketu. Ka nje kontrate te rendesishme me ne per tre vjet. Koha eshte e gjate edhe nese qendron kontrata keshtu sic eshte. Dy muaj me pare kemi thene se do te ulemi me te te flasim, deshira eshte qe te permiresohet kontrata e ketij djaloshi per ti dhene shperblimin e duhur per ate qe ka dhene bashke me shoket e skuadres.”

Tete lojtare nga lindja dje nga 22, eshte nje merkato qe ju terheq?

“Eshte nje observim i duhur, edhe pse eshte thjesht nje rastesi. Merkato e lindjes ka dhuruar gjithmone talente te medhenj por te cilet duhen integruar me kujdes. Tre ose kater jane mire, nese jane me shume ndonje problem mund te vije. Une flas gjithmone per kualitet dhe ne deshirojme te permiresojme Interin. Ka shume italiane, ka nje grup historik qe ka vuajtur dhe ka arritur te marre nje kenaqesi dje: mendoj per Eder, Ranocchia dhe D’Ambrosio qe e ndjejne kete bluze ne menyre te vecante. Pastaj mire se te vijne talentet e vendeve te tjera, e rendesishme eshte qe ata lojtare qe do te blihen ti bejne mire kauzes tone.”

Cancelo dhe Rafinha, kush qendron nga te dy? 

“Per kontributin qe ata kane dhene ne fushe, jemi shume te lumtur. Jemi te lumtur qe i kemi marre pavarsisht shume kritikave. Shume pak e njihnin Cancelon, shume pak besonin tek Rafinha se vinte nga nje demtim. Ne do te bejme vleresimet tona ekonomike, jo teknike, sepse duhet te shikojme gjera te tjera. Championsi jep nje dore, por nuk zgjidh problemet e ketij bilanci deri ne 30 qershor. UEFA kerkon qe te bejme plusvalenca, jo qe te blejme lojtare te rinj. Tani do te bejme vleresimet tona, do te kerkojme te arrijme objektivat financiare e te shpresojme te mbajme ne skuader keta djem te mrekullueshem. Nuk eshte e thjeshte eh, kane shifra te rendesishme per te drejten e blerjes, jane ne pronesi te klubeve qe nuk duan te diskutojne asgje. Keshtu qe duhet te gjejme zgjidhje, por jam besimplote, kemi pak kohe per te tentuar.”

Sa vlen kualifikimi ne Champions? 

“Diferenca me Europa League eshte 40 milione euro vetem ne grupe, pastaj numrat ndryshojne nese shkon perpara si Roma.”

De Vrij a do e fusnit ne loje?

“Une po, edhe sepse historia ka plot si keto raste. E kam theksuar se kontrata e famshme qe u perfol eshte depozituar ne mars. Ne dy muaj ky djalosh e ka ndihmuar Lazion ne cdo ndeshje. Duhet te dalim nga keto dinamika te dobeta. Eshte e drejte qe lojtaret te luajne sepse jane profesioniste. Ne Angli dhe Gjermani as nuk do e kishin diskutuar.”

Ne ndeshjet e fundit Handanovic ka rene pak…

“Un nuk e kam pare kete renie, sinqerisht kam pare nje sezon te rendesishem te Handanovic. Sipas meje Handanovic eshte nje nga lojtaret me te rendesishem ne Europe, nje kampion qe e mbajme fort.”

“Cfare i mungon Interit per te luftuar per kampionat? Spalletti deshiron Florenzin dhe Bruno Peres?

“I pergjigjem merkatos se interesi i Spallettit per keto dy lojtare eshte zero. Ne realitet dicka e kemi bere ne merkato: e kemi nisur duke perforcuar Interin me tre lojtare, pavarsisht se skane ardhur akoma zyrtarizimet qe do te vijne shume shpejt por qe te gjithe e dine per ke po flas (behet fjale per De Vrij, Asamoah dhe Lautaro). Per sa i perket kampionatit: fakti qe kemi bere mire ne takimet direkte na jep shume force, por per ndeshjen me Juven me mire mos te flas fare. Interi me 7-8 skuadrat e para nuk ka humbur asnje ndeshje. Kemi fituar ndeshjet direkte te Lazios, Milanit dhe Romes por edhe kemi humbur me te voglat pike pafund. Duhet te ndryshojme mentalitet ne keto ndeshje. Kemi pasur momente veshtiresie, kemi humbur gjashte here, por asnjehere nuk e kemi merituar humbjen ne fushe.”

Brozovic dhe Perisic qendrojne?

“Pas ndeshjes se djeshme, mendoj se do te qendrojne te gjithe, pastaj e ka radhen racionaliteti. Ne deshirojme te mbajme lojtaret e forte dhe ata jane treguar te tille. Keshtu qe Brozovic dhe Perisic jane dy lojtare nga te cilet duam te nisemi per sezonin e ardhshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.