Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,662 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Business plan i Inter: +620% publicitet, sponsor te ndryshem mes fanellave. Dhe te ardhurat…

Business plan i Inter: +620% publicitet, sponsor te ndryshem mes fanellave. Dhe te ardhurat…
Bujar Berishaj

Dalin detajte shume interesante lidhur me business plan te Interit per gjashte vitet e ardhshme. Zikalterit, ne fakt, kane nje projekt ekonomik te bazuar ne vleresime te definuara si “te arsyeshme, kujdesshme dhe besueshme” edhe nga vet UEFA, qe keshtu ka arsyetuar nje sanksion te bute ne lidhje me Fair Play Financiar.

Detajet e ofruara nga Calcio&Finanza jane shume interesante, duke nisur nga projekti i thohir qe parasheh sponsorisim te ndare te fanellave te stervitje te Interit dhe te qendres sportive. Ne fakt, ne analizat e business planit zikalter, sponsorisimi eshte nje nga ato qe rritet me shume: kalohet nga 36,9 mln ne 2014 tek 56,9 mln ne 2021, me nje rritje prej 54,2%.

Mirepo ajo qe shenon rritjen me te madhe ne kete plan gjashte vjecar eshte publiciteti, me nje +620,3% te vleresuar per vitin 2021, fryt i nje kalimi nga 7,4 mln ne 2014 tek 53,3 mln ne 2021.

inter-stima-ricavi-commerciali-2014-2021

Po te ardhurat? Vleresimet, sic u tha, jane te kujdesshme, sepse permbajne llogari vetem ne nje kualifikim eventual te Interit ne Europa League, keshtu  duke evituar perfshirjen e te ardhurave te nje pjesmarrje ne Champions League qe, sic dihet, jane thelbesore per t’i garantuar nje boom shoqerise.

Rritja eshte vleresuar me nje shifer prej 70,2% (nga 168,9 deri ne 287,6 mln ne 2021) edhe pse Calcio&Finanza thekson dy pika, shitja e biletave dhe te ardhurat tjera, mbeten megjithate inferiore ne krahasim me vitet e arta te Interit, nga 2010 deri ne 2013.

inter-stima-ricavi-2014-2018

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.