Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | April 20, 2019

Scroll to top

Top

316 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Candreva: “Te fitojme per tifozet, jemi gati! Do jepja gjithcka per fitoren dhe kualifikimin ne CHL. Brozo…”

Candreva: “Te fitojme per tifozet, jemi gati! Do jepja gjithcka per fitoren dhe kualifikimin ne CHL. Brozo…”
Bujar Berishaj

Dy dite larg nga Inter-Juve, Antonio Candreva ndalet per mikrofonat e Premium Sport per te folur rreth ndeshjes.

“E thote edhe Brozovic qe nje jave, mezi po presim te arrij kjo ndeshje sepse eshte e rendesishme per ne qe te arrijme objektivin tone. Juve vitet e fundit ka qene skuadra me e forte ne Itali dhe ka bere mire edhe ne Europe”.

“Do te gjejme nje skuader te zemeruar por do te mendojme per veten dhe objektivin tone. Skuadra eshte aty, duam te arrijme ne Champions duke bere mire si skuader, nuk mund te gabojme asgje. Do te japim maksimumin, do te jepja gjithcka per te fituar dhe te kualifikohemi”.

Duke folur akoma per Juven, ai shton: “I njohim por e dime qe secila ndeshje ka historin e saj. Jane nje ekip i madh dhe nuk mund te gabojme. Do jete e veshtire por jemi gati”.

“Duhet te falenderojme tifozet sepse San Siro ka qene plot gjate gjithe vitit. Na kane mbeshtetur gjate gjithe kohes, do te fitojme per ta dhe per vet ne. Lendimi? Ka kaluar, tashme jam i gatshem”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.