Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 25, 2022

Scroll to top

Top

1,814 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Barzaghi: “Ausilio ne Pinetina per t’u larguar pastaj drejt qytetit. Agjenti i Candrevas ne Milano? Skuadra…”

Barzaghi: “Ausilio ne Pinetina per t’u larguar pastaj drejt qytetit. Agjenti i Candrevas ne Milano? Skuadra…”
Bujar Berishaj

Inter po stervitet ne Pinetina, per sot eshte parapare nje stervitje e lehte dhe teste atletike per zikalterit qe nese ne mengjes do te sterviten akoma, do te drekojne dhe pastaj do te fluturojne drejt Innsbruck, per t’u nisur drejt Brunicos me autobus.

Marco Barzaghi, gazetari i Premium Sport qe ndjek nga afer zhvillimet ne shtepine zikalter, ka shpjeguar: “Nga blerjet e reja i pranishem eshte vetem Ansaldi, Erkin do te arrij pas disa ditesh. Jane edhe Dodo, Ranocchia e Andreolli qe megjithate duhet te largohen nga Interi. Ashtu si Jovetic, per te cilin flitet per nje tratative te mundshme me Zenit, te shohim nese do te konkretizohet”.

Pastaj gazetari flet edhe per Ausilio i cili i ka bere nje vizite skuadres per t’u larguar shume shpejt drejt Milanos: “Ausilio ka qene ne Appiano, por eshte larguar dhe eshte kthyer ne qytet ku eshte verejtur prezenca e agjentit te Candrevas. Po punohet edhe per huazimin me te drejte blerje te Juan te Roma. Mancini deshiron te fitoj dicka kete vit dhe pas nje sezoni e gjysme deshiron te bej me mire. Ka kerkuar perforcime te rendesishme dhe pronaret e rinje duket se duan ta kenaqin, te shohim se cfare do te bej Suning me rregullat e FPF”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.