Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,736 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Carrizo: “Gabimi ne Wolfsburg? Jua shpjegoj. Nuk jam ne presion. Jemi shume te…”

Carrizo: “Gabimi ne Wolfsburg? Jua shpjegoj. Nuk jam ne presion. Jemi shume te…”
Inter Club Staff

Juan Pablo Carrizo do te kete mundesine e arte neser ndaj Wolfsburg qe te ribehet sepse Roberto Mancini do i besoje atij nje bluze titullari. Argjentinasi do te jete serisht ne porte te enjten pavarsisht ndeshjes se dobet ne Gjermani.

Keto jane fjalet e tij ne konferencen per shtyp sot ne prag te ndeshjes ndaj Wolfsburg:

Si do te zbresesh ne fushe neser pas ndeshjes se kaluar?

“Asnje presion. Pas ndeshjes se kaluar jam ndjere goxha keq sepse skuadra po bente mire dhe per nje gabim timin ata shenuan golin e avantazhit dhe ndeshja ndryshoi teresisht. Por jam i qete, jam i kthjellet e mendoj se neser do te bejme nje ndeshje te mire. Duhet te gjejme nje zgjidhje sebashku me tifozet tane. Besoj tek kthimi i rezultatit. Ne futboll ndonjehere ndeshesh me shume pengesa por duhet ti kalosh.”

Sa te peshon fakti qe je konsideruar qe ne fillim portieri i Kupes?

“Ajo qe ka rendesi eshte te kesh besimin e tranjerit dhe te klubit. Te mbaj topin dhe te luaj me te eshte nje karakteristike e imja. Per mua eshte krijuar nje pershtypje qe nuk impenjohem aq sa duhet dhe dua te qartesoj kete gje. Nuk eshte aspak e vertete. Jap gjithcka ne fushe. Duhet ti jap siguri shokeve te skuadres dhe fakti qe kam gabuar nuk me shqeteson.”

Si eshte humori i skuadres?

“E shikoj te karikuar. Puna qe po bejme na jep siguri edhe pse ndonjehere nuk e shprehim ne fushe sic duhet. Por humori eshte i mire dhe do te jemi te karikuar te gjithe. Duam te bejme nje ndeshje te madhe.”

A keni bere ndonje pakt me njeri-tjetrin qe te bashkoheni akoma me shume?

“Jemi tashme te bashkuar dhe e dime ate qe luajme ne ndeshjen e neserme. Do te japim maksimumin. E premtojme. Heret ose vone do te vine rezultatet. Sic ka thene edhe tranjeri, meritojme nje nate pa gabime dhe shpresojme te jete e nesermja e tille.”

Gabimi ne ndeshjen e kaluar eshte me i rendi ne karrieren tende?

“Nuk bej krahasime me gabimet e tjera. Me siguri qe nuk dua ti perseris. Kjo po. Kur zbres ne fushe mendoj vetem te jap maksimumin per skuadren. Ka qene nje aksident, e pranoj, por sfida nuk ka mbaruar. Jam i bindur dhe besoj.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.