Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,075 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mesfusha, Nilton shume prane, por jo vetem…

Mesfusha, Nilton shume prane, por jo vetem…
Xhorxh Gellci

Nilton Ferreira Junior eshte emri qe duket me prane per mesfushen e Interit. Drejtuesit zikalter jane nje hap larg arritjes te marreveshjes me Cruzeiron, dhe do u duhet te paguajne klauzolen prej 5,5 milion euro. Pra, tratativa eshte ne nje pike te mire, por stafi i lojtarit ka kerkuar kohe. Motivi? Per Nilton nuk eshte vetem Inter, ka edhe skuadra te tjera nga Liga dhe Premier, te cilat kane kerkuar informacion per lojtarin, dhe ne keto raste behet loja e zakonshme per te rritur pagen, edhe pse Inter eshte ne avantazh te dukshem.

Duke patur parasysh qe Nilton eshte praktikisht i marre, flitet qe Mazzarri deshiron edhe nje nga lojtaret e tij me te preferuar: Valon Behrami, i cili eshte i gatshem te largohet nga Napoli dhe te kthehet tek tekniku qe e ka vleresuar me shume. Per sa i perket alternativave, ngelet gjithmone pista Obi Mikel, emri me terheqes, por edhe me i veshtire per t’u arritur. Per Casemiro, duket sikur Real Madrid nuk eshte i gatshem ta shese. Pastaj kalojme tek Granit Xhaka dhe Adrien Rabiot, qe ndiqen por nuk ofrojne shume siguri. Endrra ngelet William Carvalho, por Sporting Lisbona kerkon 25 milion, nje shifer jashte logjikes te merkatos aktuale.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.