Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 7, 2022

Scroll to top

Top

1,313 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

CdS – Berardi do Interin, Suqinzi nuk e tradhton Juventusin. Për zikaltërit mbetet edhe një kartë për ta luajtur

Rinor Sopaj

Domenico Berardi e ka dhënë miratimin e tij për propozimin e Interit. Këtë e ka vënë në pah sot e përditshmja Corriere dello Sport: “Ishte e vështirë ta mendoje të kundërtën, kur gjendesh përpara një oferte pesëvjecare me një pagë prej tre milionë eurosh për sezon (bonuset e përfshira), pra, do të fitonte trefishin e asaj që fiton tek Sassuolo (1,1). Mirëpo kjo zgjedhje e Berardit nuk është vetëm ekonomike, por do ta kishte edhe një vazhdimësi teknike. Tek Mancini, ai do ta kishte të siguruar një vend titullari dhe atë në pozicionin e tij të preferuar. Tek Juventus nuk do të ishte kështu: do të duhej ta priste radhën e tij. Nga këtu, erdhi edhe vendimi për ta refuzuar menjëherë ofertën për një kalim në Torino”. Por Squinzi pretendon që t’i mbajë raportet e mira me Juventusin dhe kështu ai mbetet një pengesë. “Në orët e ardhshme, Juve dhe Sassuolo do të takohen për ta formalizuar marrëveshjen e re. Mbetet të kuptohet se a do të vonohet ky skenar për shkak të hapave konkretë të realizuar nga ana e Interit drejt lojtarit. Në shikim të parë duket si një rrugë e komplikuar dhe e vështirë. Por, kujdes nga një sulm i mundshëm i radhës nga skuadra zikaltër. Një propozim prej 25 milionësh të cilën do ia garantonte edhe Juventusi, nuk do të ishte i mjaftueshëm për t’i prishur ekuilibrat. Mirëpo në qoftë se arrin në 30 milionë, atëherë do të mund të ndryshonte dicka”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.