1,500 views
Corriere: Inter ka refuzuar nje oferte te Juventus per Guarin. Ofrohej nje kembim teknik…
Guarin dhe Juventus vazhdojne te flirtojne, edhe pse per momentin nuk ka asgje konkrete dhe dicka mund te rilinde vetem ne rast se Vidal do te largohej nga Torino.
Numri i sotem i Corriere dello Sport konfirmon qe kolumbiani vazhdon te jete i perzgjedhuri nga Marotta, por Inter shet tek ofruesi me i mire dhe per kete motiv bardhezinjte mund te lihen prapa nese nderkohe ndonje skuader angleze do te prezantonte nje oferte te parefuzueshme. Gazeta romane tregon se zikaltrit kane refuzuar tashme nje oferte nga klubi i Agnellit per Guarin: 5 milione euro plus kartonin e Giovinco.