Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,399 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Kam besim per neser. Joao Mario dhe Sissoko mund te kompletojne skuadren. Ranocchia dhe Brozovic…”

De Boer: “Kam besim per neser. Joao Mario dhe Sissoko mund te kompletojne skuadren. Ranocchia dhe Brozovic…”
Bujar Berishaj

Eshte konferenca e pare per Frank De Boer para nje ndeshje zyrtare, ate kunder Chievos. Trajneri holandez flet per punen qe kane zhvilluar lojtaret deri me sot, ndeshjen e neserme dhe natyrisht, merkaton. Me poshte te gjitha fjalet e tij:

Cilat jane ndjesite per kete debutim dhe cfare pergjigjjesh keni marre nga skuadra ne keto dite pune?
“Kemi luajtur vetem nje miqesore, pra nuk kemi pasur shume kohe per te punuar. Kam besim qe skuadra eshte gati, nuk kam ndjesi te vecanta. Jemi te lumtur qe po fillojme dhe do te luajme kunder nje skuadre ne ndeshje zyrtare. Jam i informuar per Chievon, kam deshire te madhe per te filluar”.

Cili aspekt ju brengos me shume? Si eshte gjendja fizike?
“Ne duhet te besojme ne ate qe bejme dh enuk jam i shqetesuar. Natyrisht kam pasur pak kohe per te punuar taktikisht dhe fizikisht. Do te shohim se kur lojtarin do te mesojne dhe kuptojne idete e mia”.

Cfare ju jep besim per te ardhmen?
“Dua qe skuadra te luaj me zemer, kjo eshte shume e rendesishme. Lojtaret duhet te luftojne per te arritur objektivat, ne duam te provojme gjithmone te dominojme kundershtarin, ky eshte objektivi yne. Mezi po pres te filloj dhe te zbres ne fushe neser. Kemi lojtare te shkelqyer”.

Skudeto dhe Champions League, cili eshte objektivi i Interit?
“Duam te provojme t’i fitojme te gjitha ndeshjet dhe te mbledhim sa me shume pike. Pastaj te shohim ku jemi ne klasifikim, por duke qene gjithmone realist. Nuk mund te dime akoma ku mund te arrijme, do e shohim. Sezonet e fundit kane qene te vecanta dhe nuk eshte e lehte te arrish ne maksimum,por duam te bejme me te miren per te luftuar per vendet e para. Te shohim nese do te jete vendi i pare, i dyte apo i trete”.

Ne cfare menyre po kerkoni t’i transmetoni lojtarve mentalitetin tuaj?
“Natyrisht per te dominuar ndeshjet duhet te jemi gati edhe nga ana fizike, por per te arritur te kjo duhet konsideruar shume aspekte. Grupi im mund te ndjek filozofine time, duhet vendosur mire ne terrenin e lojes, edhe ne baze te kundershtarit”.

Ka nje model te caktuar te cilit i referoheni?
“Nuk eshte e drejte te thuhet se ka vetem nje model dhe vetem nje referim per t’u ndjekur. E vertete, shkolla holandeze ka qene fantastike ne historine e ketij sporti, duke konsideruar sa ka ndryshuar futbollin. Por une dua te shikoj edhe vendet tjera, ate anglez, gjerman, duke marre me te miren per ta bere pastaj timen. Dua te luaj nje futboll te bukur, por duhet te jemi realist dhe te kuptojme cfare mund te jap skuadra qe stervis. Rezultati megjithate mbetet gjeja me e rendesishme”.

Cfare mbrojtje do te paraqitet neser? Si e keni gjetur Ranocchian?
“Ranocchia eshte nje lojtar shume i mire dhe jam optimist per faktin qe mund te jete shume i rendesishem per ne. Po flasim per nje nga mbrojtesit me te mire italian deri dy vite me pare, jam i bindur qe mund te kthehet ne nivele te larta. Ai duhet te kete besim ne vetvete, une do e ndihmoj”.

Skuadra eshte e kompletuar apo mungon dicka ne ndonje repart?
“Duhet konsideruar edhe numri i ndeshjeve qe do luajme, ndoshta mesfusha nuk eshte akoma e kompletuar. duhet te vleresojme dhe, ne baze te nevojshmerise, mund te nderhyjme. Joao Mario dhe Sissoko mund te kompletojne grupin tone”.

Ka dyshime per formacionin? Me shume mundesi qe ta shohim Ederin apo Candrevan?
“Kemi lojtare te shkelqyer dhe sigurisht jane te gjithe shume profesionist. Te gjithe mund te luajne dhe te japin kontributin e tyre, do te kene rastin e tyre, qofte neser ose ne ndeshjen e radhes. Une duhet te bej zgjedhje”.

Keni folur me ndonje ish-zikalter para se te filloni kete aventure, per shembull Mourinho?
“Nuk kam folur me Mourinhon, por kam folur me Winter dhe Seedorf. Me kane folur per eksperiencen e tyre ne Milano, por une duhet te mendoj per veten time. Interi me ka dashur dhe duhet t’i sjell suksesin skuadres permes punes sime”.

Ne cfare duhet te permiresohet akoma skuadra?
“Jam i lumtur per ate qe po bejne lojtaret, besojne ne ate qe bejne dhe jam optimist. S’ka asgje negative”.

Candreva eshte ne gjendje te luaj 90 minuta?
“Nese e nis nga fillimi nuk besoj qe mund te luaj te gjithe ndeshjen. Duhet pasur kujdes me gjendjen fizike te lojtarve, si kur luajne nga fillimi ashtu edhe kur futen gjate ndeshjes. Antonio besoj qe mund te luaj 45 minuta. Ka edhe tjere qe akoma nuk mund te luajne te gjithe ndeshjen, edhe Medel nuk ka luajtur te gjithe minutat”.

Ne cfare pike eshte tratativa per Joao Mario? Mendoni qe mund te llogarisni akoma te Brozovic per kete sezon?
“Jane dy lojtare fantastik, por duhet pritur dhe te shohim cfare do te ndodh. Do te ishte bukur t’i kishim te dy ne dispozicion, te presim ditet e ardhshme. Tani duhet te perqendrohemi ne kampionat, merkato nuk eshte puna ime. Te shohim nese vjen Joao Mario ose lojtare tjere”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.