Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,051 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Duhet te japim me te miren, Icardi qendron. Telles? Te shohim. Soriano, Erkin, Ibra…”

Bujar Berishaj

Interi i Roberto Mancini kerkon t’i jap vazhdimesi rezultateve te mira ne paraqitjet e fundit. Kete jave ka perballe Bolognen e Donadonit para se te luaj me Romen ne Olimpico. Keto jane fjalet e teknikut zikalter ne konference per shtyp:

Do te qendroni edhe vitin tjeter, pavaresisht epilogut te kampionatit?
“Kam gjithmone stimuj sepse me pelqen te bej kete pune. E dua kete pune, pastaj te Interi stimujt nuk mungojne kurre”.

Cfare veshtiresish ka pasur Eder pasi qe ka nderruar skuader?
“Besoj qe eshte rastesor fakti qe nuk ka shenuar akoma, por eshte inkuadrar mire ne grupin tone. Po luan mire dhe do te jete i rendesishem”.

Lojtaret e shumte ofansiv qe rreshtoni duken zgjidhja qe ofron me shume garanci.
“Nuk ka rendesi moduli, por qendrimi i skuadres. Perisic ka ardhur vetem ne fund te merkatos, kurse Biabiany po rekuperohej ne ato momente. Edhe per kete arsye benim shume ndryshime. Kur eshte kthyer Jonathan kemi pasur zgjedhje te ndryshme, nuk ka pasur asnjehere probleme”.

Pra ky eshte aseti me i mire?
“Ju jeni shume te ashper kur vjen puna te moduli. Metoda e skuadres per ju eshte gjeja me e rendesishme. Ka 1000 module, por ajo qe ka rendesi eshte te mbulosh mire fushen. Fitohet me shume asete taktike, Juventus prej vitesh po mbledh rezultate te medha me 3-5-2”.

Kufizimi me i madh i sezonit?
“Te gjithe mund te gabojne ose te bejne mire. Ne e duam te miren e Interit, natyrisht rezultati ndryshon mendimet”.

Cfare mendoni per Bolognan?
“Jam tifoz i Bolognas dhe meriton te kthehet lart. Donadoni eshte duke bere shume mire dhe eshte nje trajner i madh, neser mund te krijojne probleme. Kane gjetur qetesine me shume lojtar interesant dhe te rinj. Pastaj mendojme per Romen”.

Bilanci i periudhes se fundit?
“Kemi pasur ngritje dhe ulje. Gabimet jane pjese e ndertimit te skuadres, dikush harron qe jemi nje grup i ri. Murillo, Icardi, Biabiany, Perisic, Kondogbia, Brozovic… jane shume te rinje dhe duhet te rriten akoma”.

Keni ne mendje nje modul definitiv?
“Moduli nuk eshte decisiv, ndonjehere ka shume fokusim te kjo ceshtje. Varet nga lojtaret ne dispozicion ne nje moment te caktuar”.

Keni numrin e telefonit te Ibrahimovic?
“Po te isha te PSG do e mbaja, nuk e kam numrin e tij”.

Do ia keshillonit Thohirit?
“Varet nga ajo se cfare duam te bejme, me duket zgjidhje e veshtire”.

Cfare ju ka kenaqur me shume?
“Rritja e lojtarve”.

Si eshte stervitur Ljajic ne kete jave?
“Stervitet keq kur mendon te mos luaj, perndryshe ben shume mire”.

Nese vjen Erkin blerja e Telles do te rrezikohej?
“Besoj qe eshte e veshtire te flasesh tani, merkato eshte akoma larg. Gelles ka rendesi per ne dhe do te rritet shume, ka pasaporte italiane dhe mundesi te medha. Pastaj varet edhe nga akordi mes dy klubeve”.

Flitet shume per Icardin qe mund te largohet ne fund te sezonit?
“Icardi ka nje kontrate te gjate me Interin, eshte sulmuesi yne dhe nuk besoj qe ka probleme”.

I kenaqur nga rritja e skuadres?
“Gabimet jane pjese e lojes, edhe kur te jemi akoma me konkurrues do te bejme gabime, duhet te kerkojme te bejme me pak”.

E njeh presidentin e Bolognas, mund te ktheheni atje?
“Po. Jam i lumtur qe ka marre Bolognan, pas nje periudhe te veshtire eshte e bukur te dish qe ai deshiron te sjell klubin ne nivele te larta. Kthehem atje cdo jave (qesh). Kam akoma shume vite perpara”.

Si jane Murillo dhe Jovetic?
“Jesion eshte mira. Stevan ka akoma ate problem ne pulpe. Mund te mungoj edhe me Romen”.

Cfare mendoni per momentin e Balotellit?
“Nuk e kam pare te luaj ne kohet e fundit. Shpresoj ta shoh ashtu sic ishte vite me pare”.

Neser ne stadium do te jete Dunga: cfare mendoni per grumbullimet e ardhshme te Mirandas?
“Do te flas me te, nuk e di cilat jane idete e Brazilit. Besoj qe eshte e veshtire qe Joao te luaj ne Olimpiade, ka nevoje edhe per pushime para kampionatit”.

Soriano mund te krahasohet me Brozovic?
“Besoj qe ka me shume eksperience ne krahasim me Marcelon. Ka kualitete. Brozovic ka perspektive te rendesishme, vrapon shume dhe do te rritet. Do te kete nje te ardhme te madhe”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.