
De Boer menjehere rreshter: “Do e perserisni ushtrimin deri sa te mos keni me fuqi…”
Punon me shume intensitet dhe me shume pak pushime.
Frank de Boer nuk deshiron te humbase kohe, me shume mundesi sepse deshiron qe prezantimi i tij dhe skuadres se tij ne ndeshjen e pare te kampionatit te jete ne lartesine e duhur me emrin e Interit.
Ai ka pak kohe, por po tenton qe idete e tija tja percjelle skuadres. Tekniku hollandez ka therritur skuadren keto dite ne aksion dhe ka zhvilluar nje pune teper te forte taktike, me ushtrime te perseritura deri sa lojtareve i kane mbaruar fuqite. De Boer kerkon nga lojtaret e tij qe lojen ta kene te memorizuar dhe disa levizje te skuadres te jene automatike. Chievo eshte afer, mungojne pak dite nga e para e kampionatit dhe hollandezi deshiron ta nise me kemben e mbare.